Disa metoda të thjeshta dhe efektive për trajtimin e flokëve me yndyrë

Life style

Disa metoda të thjeshta dhe efektive për trajtimin e flokëve me yndyrë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

A ndjeni vazhdimisht yndyrë në flokët tuaj? Ka zgjidhje të thjeshta për të reduktuar sebumin e tepërt dhe për të mbajtur flokët me shkëlqim dhe pastër sa më gjatë…

Flokët me yndyrë janë në fakt një privilegj i vërtetë! Është shumë më e lehtë për të zbutur yndyrën e flokëve se sa për të gjetur një mënyrë efektive për të ushqyer flokët e thatë. Zakonisht, koka prodhon më shumë sebum kur percepton që lëkura është dehidruar, me qëllim që ta ushqejë atë. Por kur ne ndjejmë se kemi flokë të yndyrshëm, reagimi ynë i parë është që t’i lajmë apo jo?

Rezultati, megjithatë, do të jetë vetëm e kundërta e asaj që presim: flokët gjithmonë do të jenë të pista, të pajetë dhe të dëmtuara nga kimikatet e produkteve të flokëve.

Por kujdes! Mbajtja e flokëve me yndyrë nën kontroll është e lehtë. Ja pesë hapa të thjeshtë për të trajtuar yndyrën dhe për t’i mbajtur ato me shkëlqim dhe pastër sa më gjatë.

Lani flokët e yndyrshëm me ujë të ngrohtë

Flokët e yndyrshëm kanë nevojë për një pastrim të kujdesshëm dhe delikat. Uji shumë i nxehtë mund të jetë agresiv në flokë dhe kokë, duke stimuluar edhe më shumë prodhimin e sebumit. Sigurisht, gjatë dimrit është e vështirë t’i lani flokët me ujë të ftohtë, por duhet të jeni të kujdesshëm. Përdorni ujë të vakët kur lani kokën.

Lani flokët me shampo për flokë me yndyrë

Një shampo anti-yndyrë është e dobishme për zgjidhjen e majave të flokëve të ngopura me sebum. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm, ka shumë opsione të ndryshme, por vetëm disa janë vërtetë. Zgjidhni një produkt delikat që pastron kokën pa e dehidratuar më tej.

Përpiquni të trajtoni flokët me baltë

Produktet e bazuara në baltë shëruese mund të ndihmojnë në mbajtjen e flokëve nën kontroll. Vetëm përzierja e baltës shëruese me pak ujë për të krijuar një paste pak të lëngshme është ideale që më pas e përhapni atë në kokë dhe e lini të veprojë për 10 deri në 20 minuta. Përsëriteni këtë veprim një herë në javë për të pastruar dhe kontrolluar prodhimin yndyror të flokëve tuaj.

Bëjini një masazh të vogël kokës

Është e dobishme të mbani mend se nuk është absolutisht e rekomandueshme të lani flokët më shumë se tre herë në javë, sepse tejkalimi i ujit të nxehtë dhe kimikateve i dëmtojnë flokët edhe më shumë.

Prandaj, ju rekomandojmë që të krijoni një rutinë bukurie dy ose tri herë në javë për t’u kujdesur për kokën tuaj, ta lani me një shampo të butë dhe ta masazhoni butësisht për të hequr mbetjet e akumuluara dhe papastërtitë. Dhe pastaj, një herë në javë, ju këshillojmë që t’i trajtoni me argjile dhe t’i hidratoni ato me një balsam ushqyes.

Përdorni një shampo të thatë për më shumë freski

Ndonjëherë është normale që flokët tuaj të bëhen pis shpejt. Nëse dëshironi të shmangni larjen e tyre, një shampo e thatë është zgjidhja ideale për pastrimin e tyre shpejt pa përdorur sapun. Shampo e thatë thith sebumin dhe papastërtitë pa acaruar gjëndrat dhjamore të kokës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat