Dezinfektimi më i sigurt për pakot dhe blerjet në kohë pandemie

Life style

Dezinfektimi më i sigurt për pakot dhe blerjet në kohë pandemie

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Nuk është për tu habitur që COVID-19 ka ndryshuar të gjithë jetesën tonë. Shkolla të mbyllura, biznese të falimentuara, kudo me maska në fytyrë dhe sa më larg njerëzve!

Gjithsesi ajo që nuk do të mungojë asnjëherë dhe që nuk mund të heqim dorë është ushqimi. Për këtë arsye dhe në kushte pandemia duhet të jemi të sigurt dhe kur bëjmë pazar, prandaj për të dezinfektuar 100% ndiqni këto udhëzime:

-Blini online dhe kërkoni që të mos keni kontakt me njerëzit. Mirë do të ishte që blerjet t’i linin jashtë shtëpisë dhe më pas t’i merrnit ju.

-Hapeni pakon jashtë: dhe gjithashtu dezinfektojeni atë jashtë shtëpisë. Në mënyrë të tillë që dhe nëse mund te jetë e infektuar në ajër të pastër është më e sigurt deri sa dezinfektuesi të bëj punën e tij.

-Ndërsa për çdo blerje tjetër qoftë veshje apo objekte të cilat i porosisni online duhet të bëni dezinfektimin e menjëhershëm që në momentin e parë që futen në shtëpi.

-Në fund mos harroni, e gjithë kjo punë nuk do të përfundojë mirë nëse nuk lani menjëherë duart!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat