Horoskopi i të hënës/ Mësoni çfarë kanë parashikuar yjet për ju në këtë ditë

Life style

Horoskopi i të hënës/ Mësoni çfarë kanë parashikuar yjet për ju në këtë ditë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 06:05
Foto ilustrim

Dashi

Fale mbështetjes se forte te Plutonit, jeta juaj ne çift do jete e mrekullueshme sot. Çdo çast do jete me i veçante se një tjetër, prandaj shfrytëzojeni deri ne maksimum. Beqaret do përzgjedhin tej mase dhe nuk do munde te fillojnë dot një histori dashurie. Ne planin financiar situata do jete delikate sepse do ju duhet te kryeni shpenzime te nevojshme.

Demi

Do jeni shume kërkues ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe mund te keni edhe ndonjë mosmarrëveshje me te. Mundohuni te tregoheni realiste. Beqaret do kenë surpriza te njëpasnjëshme dhe do e ndryshojnë shume shpejt statusin e tyre. Financat do i kontrolloni ne çdo moment dhe nuk do bëni aspak gabime. Gjendjen tuaj do e kenë zili shume veta.

Binjaket

Për disa nga ata qe janë ne një lidhje pasioni do ndizet flake dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni çdo sekonde. Beqaret vërtet do lodhen pak, por me ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Gjendja e financave do jete mjaft e kënaqshme. Mund te hiqni disa para mënjanë qe edhe ditët me pas te jene te mira

Gaforrja

Jeta juaj ne çift do jete e paqëndrueshme sot. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ne krah dhe as qe do ju tremet qerpiku kur ai t’iu thotë se do ndahet prej jush. Edhe beqaret do kenë një dite te paqëndrueshme dhe pa ndonjë takim emocionues. Ne planin financiar do jeni me te vendosur se kurrë me pare për te ndryshuar situatën. Do ja dilni me sukses.

Luani

Ata qe janë prej vitesh ne një lidhje nuk do kenë probleme serioze ne jetën e tyre ne çift sepse bashkëpunimi dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjithë kohen. Beqaret nuk duhet kurrsesi te rendin pas dashurive te pamundura sepse do lëndojnë veten. Ne planin financiar do jeni me më shume fat se kurrë me pare dhe gjendja do stabilizohet tej mase.

Virgjeresha

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete edhe me e begate gjate kësaj dite. Për çdo gjë do bashkëpunoni fort dhe do kaloni çaste fantastike se bashku. Beqaret do kenë plot mundësi për aventura dhe asgjë me shume sesa aq. Me financat tregohuni ekonomiqare sepse mund te keni probleme serioze me vone. As huatë nuk duhet t’i shlyeni sot.

Peshorja

Shtojini dozat e fantazisë sot ne jetën tuaj ne çift nëse doni te mbani zgjuar pasionin. Një darke romantike, me qirinj do ishte një ide fantastike. Beqaret për shkak se nuk do dëshirojnë ta humbin pavarësinë qe kane, nuk do tentojnë as te njihen me persona te rinj. Te ardhurat do kenë disa përmirësime. Vazhdoni te tregoheni sa me vigjilente dhe te kujdesshëm.

Akrepi

Një klime harmonike do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni te lumtur dhe nuk do dëshironi te ndaheni për asnjë moment nga partneri. Beqaret ka shume gjasa te ndeshen me personin ideal. Bëjini sytë katër qe ta kuptoni se cili është ai. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni transaksione te rëndësishme dhe do keni përmirësime.

Shigjetari

Nëse nuk e teproni me xhelozinë gjate kësaj dite gjerat do shkojnë mire me partnerin tuaj. Mos iu besoni te tjerëve, por bëni gjithçka ashtu si ta mendoni dhe ta ndjeni. Plutoni do i ndihmoje beqaret te takojnë personin e ëndrrave. Me financat do keni goxha probleme, por nëse tregoheni te matur me shpenzimet dhe nëse i menaxhoni me kujdes te ardhurat mund t’ia dilni.

Bricjapi

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e mire gjate kësaj dite. Se bashku do jeni një ekip i forte qe mund t’i bëni balle çdo sfide dhe çdo vështirësie. Për beqaret do realizohen disa nga dëshirat me te zjarrta. Mund te nise edhe një histori e bukur dashurie. Ne sektorin e financave nuk duhet te ndërmerrni asnjë rrezik. Situata nuk do jete ashtu si ju e keni pritur.

Ujori

Venusi do e mbroje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift. Atmosfera do jete e ngrohte dhe do kuptoheni lehtësisht me partnerin. Disa mund te marrin edhe një vendim për diçka te rëndësishme. Për një pjese te mire te beqareve do shfaqet dashuria e madhe dhe e shumëpritur. Përgatituni! Financat nuk do jene te këqija, por bëni kujdes me lojërat e fatit nëse nuk doni te keni probleme.

Peshqit

Qe ne orët e para te mëngjesit do ketë disa mosmarrëveshje ne çift sot. Secili prej jush do ketë mendime te ndryshme për një teme delikate dhe asnjeri nuk do pranoje te bashkëpunoje. Beqaret nuk do i rezistojnë dot tundimit te dikujt dhe do hidhen ne krahët e tij pa u menduar gjate. Ne planin financiar do bëni gabime te pafalshme dhe do vuani edhe me vone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat