E kanë xhepin e shpuar! 3 shenjat e horoskopit që nuk u mbeten "dy lekë" në portofol

Life style

E kanë xhepin e shpuar! 3 shenjat e horoskopit që nuk u mbeten "dy lekë" në portofol

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Sa herë jeni nisur me idenë për të blerë diçka të vogël dhe të keni përfunduar duke blerë gjithë dyqanin?

Me qindra herë apo jo? Me siguri edhe tani që mund të jeni duke kaluar përpara ndonjë qendre tregtare apo dyqanit tuaj të preferuar do të jepnit gjithçka për të bërë një xhiro të shpejtë.

Por, nëse jeni nga ata që kufizoheni pasi nuk ua lejon xhepi, asnjë gjë nuk mund të ndalojë tri shenjat e mëposhtme. Binjakët, Luani dhe Shigjetari janë tre shenjat e horoskopit që bëjnë shpenzime marramendëse në krahasim me shenjat e tjera.

1.Binjakët njihen për shprehjen “ e dua tani” dhe nëse fiksohen për të blerë diçka nuk e mendojnë gjatë. Edhe pse njihen për pavendosmërinë e tyre në jetë, kur bëhet fjalë për të shpenzuar para nuk e vrasin mendjen. Këshillohet që këto shpenzime t’i investojnë te diçka me vlerë.

2.Nëse një Luan e ndjen se ka mjaftueshëm para për të shpenzuar, nuk e mendon fare të kursejë. Kur ai fiksohet me diçka, dëshiron ta ketë me çdo kusht. Një Luan dëshiron një jetë me kushte të mira dhe nuk i kursen vetes asgjë.

3.Shigjetarët njihen për dëshirën e tyre për t’u argëtuar sa më shumë në jetë. Nëse dikush që i përket kësaj shenje bën plane për të shpenzuar, nuk ka asnjëherë dilema, thjesht e realizojnë. Edhe nëse shikojnë se kursimet e tyre kanë përfunduar sërish mendojnë vetëm kënaqësinë që kanë marrë nga ky shpenzim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat