Puna nga shtëpia mund të jetë e dëmshme për shëndetin mendor të punonjësve

Life style

Puna nga shtëpia mund të jetë e dëmshme për shëndetin mendor të punonjësve

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 23:01
Ilustrim

Mund të jetë domosdoshmëri e korporatës për t’i mbajtur punonjësit larg zyrës, por një studim i ri tregon se në të vërtetë, kjo mund të jetë e dëmshme për shëndetin mendor.

Në një sondazh, me një kampion me më shumë se 9700 persona, Blind, një platformë rrjeti profesional anonim, doli se 66% e profesionistëve besojnë se puna nga shtëpia “po dëmton shëndetin e tyre mendor”. Studimi, i cili bëri edhe një analizë te 686 persona mbi mënyrën se si ndikonte kjo te shëndeti mendor, zbuloi se punonjësit ndihen të izoluar dhe punojnë më shumë pasi nuk ka një ndarje të qartë mes punës dhe shtëpisë.

Blind është një rrjet profesional, ku njerëzit nga kompani të ndryshme mund të ndajnë informacione për punëdhënësin e tyre. Platforma përdoret shpesh për të dhënë një vlerësim mbi pagat dhe çështjet e brendshme të punës. Në këtë sondazh, Blind zbuloi edhe se cilat kompani (me më shumë gjasa) kanë punonjës të cilët hasin probleme me marrjen e urdhrave gjatë punës në shtëpi.

Punonjësit në Yelp renditeshin në krye të sondazhit, me 81% të të intervistuarve të cilët deklaruan se puna nga shtëpia kishte ndikuar në shëndetin mendor. Ndjekur, me 80%, nga punonjësit në PayPal, Nvidia, Facebook, dhe Yahoo.

Me 49% të personave të cilët deklaruan se po përballen me probleme në shëndetin mendor, duke punuar nga shtëpia, punonjësit e Workday renditeshin të fundit, më pak të prekur.

Ndjekur nga Indeed dhe Snapchat, 52%; T-Mobile dhe Booking.com plotësojnë pesë vendet e para, me 53% të punonjësve që deklaruan se puna nga shtëpia ka pasur ndikim në shëndetin mendor.

Megjithatë studimi nuk flet në detaje për problemet e shëndetit mendor me të cilat punonjësit po përballen.

Kontrollet e vazhdueshme janë të rëndësishme për identifikimin e problemeve mendore. Është thelbësore krijimi i një platforme ku punonjësit të flasin lirisht për shqetësimet. Gjëja më e rëndësishme është që sipërmarrësit duhet të identifikojnë burimet e tyre, të cilat mund t’i përdorin për të ndihmuar punonjësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat