Pse nuk e shmangim dot të folurën prej bebi me partnerin? Shkenca jep përgjigje!

Life style

Pse nuk e shmangim dot të folurën prej bebi me partnerin? Shkenca jep përgjigje!

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Kur nuk je në një lidhje apo e dashuruar, bisedat dhe fjalët përkëdhelëse duken si gjëja më bezdisëse në botë. Ndonëse betoheni se kurrë nuk do t’i drejtoheni të dashurit tuaj duke e quajtur “bebush, çuçu, zemra” e fjalë të tjera si këto, vjen një ditë dhe e gjen veten duke e thënë.

Ok, çfarë ndodhi? Epo, duket se gjuha prej bebushi në një lidhje është e pashmangshme dhe ka një shpjegim shkencor shumë serioz. Sipas studimeve të bëra në Florida State University, gjithë kjo vjen si pasojë e marrëdhënies që keni patur me prindërit në fëmijërinë e hershme.

Në të gjithë botën, instikti i bën nënat të flasin me një gjuhë të ëmbël dhe përkëdhelëse ndaj fëmijëve të tyre. Kjo e bën lidhjen shumë më të fortë mes saj dhe fëmijës. Studimet tregojnë se kur jë në një lidhje fjalë të tilla vijnë natyrshëm duke u bazuar në ato që ke dëgjuar kur ke qenë fëmijë. Pra lidhet me dashurinë e parë, atë mes nënës dhe fëmijës.

Kur përdorni të tilla fjalë, thjesht po kërkoni të forconi marrëdhënien me partnerin. Ekspertë të tjerë, tregojnë se kur çiftet flasin me njëri-tjetrin në gjuhë bebash duan të përfshihen dhe të zgjojnë dësirën për të ngacmuar partnerin, në përpjekje për ta bërë lidhjen edhe më interesante.

Kështu që mos u ndjeni keq nëse e thërrisni të dashurin me ndonjë epitet nga këto. Mund të shpëtoni lidhjen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat