3 veprimet e thjeshta që ju ndihmojnë të përgatitni tokën e duhur për ëndrrat tuaja

Life style

3 veprimet e thjeshta që ju ndihmojnë të përgatitni tokën e duhur për ëndrrat tuaja

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Për të arritur qëllimet që i keni vendosur vetes është e dobishme të rrethoheni nga ajo që dëshironi të arrini, thotë themeluesi Andrea Giuliodori.

Shpesh, në jetën tonë të përditshme, ne krijojmë ambiente pune / studimi / jete që na çojnë në mënyrë të pashmangshme në dështim:

– Ne vendosim të mbajmë dietë, por e gjejmë veten përballë frigoriferit të mbushur plot me ushqime jo të shëndetshme!

– Ne vendosim të bëjmë një ndryshim në karrierën tonë, por e rrethojmë veten me kolegë dhe të njohur që kalojnë kohën e tyre duke u ankuar…

– Ne vendosim të studiojmë me përqendrim, por mbajmë përpara një smartphone që bie çdo 3 sekonda.

Nëse duam të arrijmë objektivat tona, duhet të krijojmë tokën e duhur në të cilën këto ëndrra mund të mbijnë.

Ja 3 veprimet e duhura për të krijuar mjedisin ideal për sukses:

Bëni zgjedhjet më të mira automatike. Krijoni një mjedis që e bën zgjedhjen automatike më të mirë: përgatitni këpucët dhe rrobat tuaja në mbrëmje para se të shkoni për vrap, hiqni ëmbëlsirat nga kuzhina juaj, etj.

Thjeshtësoni. Merrni pak kohë për të menduar për veprimet që ndërmerrni çdo ditë dhe përpiquni të kuptoni nëse mund të arrini të njëjtin rezultat në më pak hapa ose nëse mund të eliminoni disa hapa të caktuar.

Rrethoni veten me atë që dëshironi të arrini. Rri me njerëzit që i respekton, lexo libra dhe bloge që të frymëzojnë të rritesh, dëgjo libra audio dhe podcast që të motivojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat