Moshën tuaj të vërtetë e tregojnë këto pjesë të trupit: Ç'mund të bëni

Life style

Moshën tuaj të vërtetë e tregojnë këto pjesë të trupit: Ç'mund të bëni

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 11:27
Ilustrim

Që ta keni parasysh, pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve për rini të përjetshme, ligjeve të natyrës s'i shpëton askush. Vitet nisin të japin pasojat e tyre në trup, por veçanërisht, janë 6 pjesë të cilat zbulojnë moshën tonë të vërtetë.

1. Fytyra

Qukat mund të duken të lezetshme tek fëmijët, por njollat e errëta në lëkurë nuk janë aspak tërheqëse më vonë. Sipas ekspertëve ekziston një zgjidhje për këtë problem. Më e mira që mund të bëni, është përdorimi i një serumi për lëkurë me hiper-pigmentim. Gjithashtu, shoqërojeni me dietën e duhur ushqimore. 

2. Duart

Duart janë të ekspozuara ndaj elementeve të natyrës, prandaj e tregojnë kalimin e kohës më tepër se çdo pjesë tjetër e trupit. Sipas ekspertëve, dëmi më i madh vjen nga dielli. Këshillohet që, përveç përdorimit të një kremi të mirë duarsh, të  aplikoni krem kundra diellit në kurrizin e duarve, një herë në ditë. Sipas ekspertëve, është gjithashtu e rëndësishme ti mbani duart e hidratuara, veçanërisht gjatë natës.

3. Kapakët e syve

Ndërsa plakeni, kapakët e syve do të tërhiqen dhe muskujt që i mbështesin, do të dobësohen. Kjo çon në krijimin e tepricave të dhjamit mbi dhe nën kapakët e syve, duke krijuar qeska nën sy. Përveç operacionit plastik, ju mund të konsumoni shumë ujë, të flini mjaftueshëm, dhe të konsumoni më pak kripëra. Në treg ka disa lloje kremërash, të cilët përdoren për reduktimin e fryrjeve.

4. Qafa

Lëkura e qafës është më e hollë se lëkura e fytyrës. Përdorni të njejtat preparate që përdoni për lëkurën e fytyrës, përpara se të jetë shumë vonë. Disa estetistë ofrojnë këshilla të tilla si përdorimin e një shalli të lezetshëm ose i pudrës rozë tek faqet, për të larguar vëmendjen nga qafa.

5. Bërrylet

Fatkeqësisht, lëkurën e varur në pjesën e bërrylave nuk mund ta kurojmë. Provoni kremëra hidratues ose vishni bluza me mëngë të gjata. Kini parasysh faktin që nuk jeni vetëm: shumica e njerëzve vuajnë nga thatësia e lëkurës në bërryl, ndërsa plaken. Fajësoni diellin, stresin, pirjen e duhanit, moshidratimin dhe humbjen e djersës dhe gjëndrave yndyrore.

6. Flokët

Me kalimin e kohës, flokët jo vetëm që hollohen dhe zbardhen, por bëhen edhe më të thatë dhe më të brishtë. Disa vajëra të caktuar mund ti mbajnë flokët tuaj të hidratuar. Gjithashtu në vend të preparateve të zakonshme për flokët, përdorni preparate të pasura me proteina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat