Tri raste me ‘shi meteorësh’ do të ndodhin gjatë gushtit, përgatituni për një qiell të shkëlqyeshëm gjatë tërë muajit

Life style

Tri raste me ‘shi meteorësh’ do të ndodhin gjatë gushtit, përgatituni për një qiell të shkëlqyeshëm gjatë tërë muajit

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 18:33
Foto Ilustrim

Studiuesit e yjeve me siguri do të shijojnë muajin gusht, pasi ata do të jenë në gjendje të shohin tri raste me shi meteorësh që po ndodhin gjatë javëve të ardhshme.

Ky muaj do të na japë disa arsye mjaft të mira për të kërkuar lart në qiell sa herë që kemi nevojë për frymëzim! Përkatësisht, duket se këto do të jenë ngjarjet më të përfolura astronomike këtë vit.

Gushti ka përgatitur një shfaqje për ne – një vijë yjore të shfaqjeve mahnitëse astronomike.

Pamja e planetit të Afërditës me siguri do të kënaqë entuziastët e hapësirës, por ata do të kenë kënaqësinë të shijojnë edhe dy të tjera!

Për më tepër, nuk do të keni nevojë për pajisje speciale për të vëzhguar shumicën e tyre:

Bricjapët Alpha janë aktivë nga 3 korriku deri më 15 gusht, dhe shfaqja shihet më së miri nga hemisfera jugore.

Prodhon deri në 5 meteorë të ngadaltë dhe të ndritshëm, në orë, të cilat shpesh krijojnë topa zjarri.

Ujori i deltës jugore është aktiv nga 12 korriku deri më 23 gusht dhe mund të vëzhgohet nga hemisfera jugore dhe gjerësitë jugore të hemisferës veriore, duke filluar nga mesnata, deri një orë para lindjes së diellit.

Ky shi meteorësh mund të prodhojë deri në 25 meteorë në orë dhe e ka marrë emrin nga origjina e saj, e cila është në jug të yjësisë ujore.

Kjo është një nga ngjarjet më marramendëse në kalendarin qiellor. Ai është aktiv nga 17 korriku deri më 24 gusht 2020, por përgatituni për kulmi i tij është më 12 gusht!

Prodhon më shumë topa zjarri se çdo shi tjetër meteorësh, dhe gjatë pjesës kryesore të tij, mund të shihen rreth 60-70 meteorë në orë.

Koha më e mirë për të shijuar këtë shfaqje spektakolare do të ishte mes mesnatës dhe agimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat