Pas një dite të gjatë në plazh, kjo maskë ju duhet patjetër për fytyrën!

Life style

Pas një dite të gjatë në plazh, kjo maskë ju duhet patjetër për fytyrën!

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 23:55
Ilustrim

Pas një dite të gjatë në plazh është e domosdoshme që të bëni një maskë menjëherë pasi bëni dushin.

Kjo maskë do t’ju shërbejë për të pastruar fytyrën nga papastërtitë dhe për të qetësuar dhe ushqyer lëkurën e saj.

Përbërësit:

1 lugë çaji sheqer ( këshillohet sheqer kaf)

2 lugë çaji vaj ulliri

2-3 pika lëng limoni

1\2 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

I përziejmë të gjithë përbërësit bashkë derisa të gjithë elementët të bashkohen, por sheqeri nuk duhet të tretet plotësisht. Para se ta vendosim maskën në fytyrë, e lajmë fytyrën me ujë të ngrohtë në mënyrë që të hapen poret, e bëjmë këtë për 3-4 minuta.

Më pas vendosim maskën në fytyrë dhe me ndihmën e majave të gishtave masazhojmë pjesë të ndryshme të fytyrës. Këshillohet që të tregohet kujdes në zonat delikate të saj si pjesa poshtë syve, zona rreth hundës, zona rreth buzëve dhe mollëzat.

Pas masazhimit e lëmë fytyrën të qetësohet për rreth 10 minuta dhe më pas e shpëlajmë me ujë të vakët të bollshëm. Këtë maskë mund ta aplikoni 2 herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat