Covid-19, flasin ekspertët: Bëni seks me maska dhe jo me fytyrë nga njëri-tjetri - Bota Sot
Covid-19, flasin ekspertët: Bëni seks me maska dhe jo me fytyrë nga njëri-tjetri

Life style

Covid-19, flasin ekspertët: Bëni seks me maska dhe jo me fytyrë nga njëri-tjetri

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Njerëzit të cilët janë në një lidhje por nuk jetojnë së bashku, janë këshilluar të ndërmarrin disa hapa parandalues ndaj Covid-19. Sipas ekspertëve partnerët e rastësishëm seksualë janë një rrezik potencial për përhapjen e coronavirusit, pasi asgjë nuk mund të jetë plotësisht e sigurt.

Drejtori Mjekësor në Terrence Higgins Trust, Dr. Michael Brady u shpreh:

Seksi është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës dhe me vazhdimin e pandemisë së coronavirusit, të gjithë duhet të gjejmë mënyra për të balancuar nevojën tonë për seks dhe intimitet.

Rekomandohet gjithashtu të vihet një maskë gjatë aktit, për t’u siguruar që të mos infektohemi përmes ajrit, veçanërisht gjatë një momenti pasionant!

Gjithashtu masturbimi, përdorimi i lodrave seksuale dhe seksi virtual janë disa nga opsionet më të sigurta, pasi ato mund të bëhen pa qenë në afërsi të askujt tjetër. Larja e duarve për më shumë se 20 sekonda, para dhe pas seksit gjithashtu do të zvogëlojë rrezikun nga infektimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat