Amerikania rigjen britankun që njohu në bar 2 vjet më parë, por nuk përfundoi mirë

Life style

Amerikania rigjen britankun që njohu në bar 2 vjet më parë, por nuk përfundoi mirë

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 21:53
Kate Lefler

Kate Lefler përdori të gjithë fuqinë e internetit dhe të mediave sociale për të rigjetur një djalë me të cilin ishte takuar gjatë pushimeve në Plymouth në jug të Anglisë, por çështja nuk përfundoi me “… dhe që atëherë jetuan përgjithmonë të lumtur”.

Turistja amerikane mendonte se djali që kishte takuar në prillin e 2018 ishte “i veçanti”. Pasi ishin takuar në një bar, ata kishin bërë plane për të dalë ditën e nesërme por pa mjete kontakti ata nuk e panë më njëri-tjetrin.

Adam i tha Kate se ishte nga Uellsi dhe se kishte ardhur në Plymouth për të takuar mikun e tij Mac. Ajo thotë se besonte se “fiksimi” i saj ishte rreth 30-vjeç.

Por Kate e gjurmoi atë në mediat sociale dhe mësoi se Adam kishte dëgjuar për tentativat e saj për ta kontaktuar.

Por çështja nuk përfundoi mirë pasi ai ishte një marredhënie me një vajzë tjetër.

23-vjeçarja thotë se “duke mbrojtur privatësinë e tij” vendosi të mbyllte llogarinë ne Instagram që kishte hapur për ta gjetur, dhe se ishte e kënaqur që çështja pati një mbyllje.

“E dija se kishte një shans që Adam të mos ishte më ‘single’ por mendova se më e mira ishte që ta provoja,” thotë Kate e cila falenderon ata që e ndihmuan në kërkimet e saj, duke përhapur fjalën dhe duke i dhënë mbështetje me mesazhet e tyre.

Në mbyllje të komunikimit ajo shkruante: “Përshendetje, jam e lumtur t’ju njoftoj se më në fund e gjeta! Falemnderit që përhapët fjalën, interneti është diçka e mrekullueshme. Por ai ishte në një marredhënie tjetër dhe për të ruajtur privatësinë e tij unë do ta mbyll së shpejti këtë llogari.”

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat