15 këshilla biznesi të cilat çdo ndërmarrës duhet t’i dijë

Life style

15 këshilla biznesi të cilat çdo ndërmarrës duhet t’i dijë

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 07:29
Ilustrim

Problemi më i madh që themeluesit dhe pronarët e bizneseve të vogla kanë është se janë ekspertët në fushën e tyre dhe fillestarë në atë se çfarë duhet për të drejtuar një biznes në mënyrë efikase. Kjo bëhet pengesë për ta, herët ose vonë.

Mos lejoni që kjo të ju ndodhë. Pranojeni se nuk e dini atë që nuk e dini për biznesin, duke filluar me këto 15 këshilla të garantuara që të ju ndihmojnë ju dhe kompaninë tuaj.

Disa janë të drejtpërdrejta, disa kundërintuitive, por janë të gjitha të vërteta. Dhe ndonjë ditë do të ju hyjnë në punë, shkruan Ekonomia Online.

Gjithmonë siguroheni se keni para të mjaftueshme në bankë

Pikë. Dështimi më i zakonshëm i biznesit është shpenzimi i parave. Nëse e dini se keni ndonjë problem të rrjedhës së parasë, rregullojeni menjëherë.

Nuk mund të përjashtoni punonjësit e këqinj mjaftueshëm shpejtë.

Ju thjeshtë nuk mundeni. Vetëm sigurohuni se e dini se ata janë problemi, jo ju.

Problemi me siguri jeni ju

Kur isha menaxher i ri, kompania ime na dërgoi të gjithëve një javë trajnim ku koncepti më i rëndësishëm që e mësuam ishte se 90 përqind e të gjitha problemeve tona janë probleme të menaxhimit. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, vendi i parë për të kërkuar përgjigjet është para pasqyres.

Kujdesuni për yjet tuaj

Kjo vlen për çdo kompani, e madhe ose e vogël. Dëmi i humbjes së një punonjësi të mirë është i madh, por ende udhëheqësit e biznesit rrallë marrin kohën për t’u siguruar se performuesit e tyre më të mëdhenj janë të motivuar, të sfiduar dhe të paguar.

Punonjësit tuaj nuk janë fëmijët tuaj, asistentët personalë apo psikologët tuaj

Nëse i përdorni dhe i abuzoni në atë mënyrë, do të pendoheni. A e kuptoni?

Mësoni të thoni “po’’ dhe “jo’’ shumë

Dy fjalët më të rëndësishme që pronarët e biznesit dhe themeluesit kanë në dispozicionin e tyre janë ‘’po’’ dhe ‘’jo. Mësoni t’i thoni shpesh ato. Dhe kjo do të thotë të jeni të vendosur. Arsyeja më e rëndësishme për t’u fokusuar, për të qenë të qartë se çfarë bën kompania juaj është të jeni të qartë për të gjitha gjërat që nuk i bën.

Dëgjoni konsumatorët tuaj

Më shqetëson fakti se sa pak shumica e ndërmarrësve vlerësojnë konsumatorët e tyre kur, jo vetëm që reagimet dhe të dhënat e tyre janë në mes të informacioneve më kritike që ata do të mësojnë, por biznesi i tyre i përsëritur është biznesi më i lehtë.

Mësoni dy fjalë: meritokraci dhe nepotizëm

E para është si drejtoni një organizatë, duke njohur, shpërblyer dhe kompensuar bazuar vetëm në aftësi dhe arritje. E dyta është se si nuk drejtoni një organizatë, duke favorizuar dikë dhe duke paragjykuar.

Dini se kur të jeni dhe kur të mos jeni transparent

Transparenca është aq e rëndësishme nganjëherë aq sa është e dobishme për të tjerët. Ka kohë kur duhet të ndani gjërat hapur dhe kur jo. Ju duhet të dini kur dhe me kë t’a bëni këtë. Vjen me përvojën.

Besoni instinktit tuaj

Kjo frazë shpesh përsëritet por rallë kuptohet. Do të thotë se instiktet tuaja janë mjet shumë i vlefshëm i marrjes së vendimeve. Shumë shpesh ne përfundojmë duke thënë me pendesë, ‘’E dija se ishte një ide e keqe’.. Por çelësi është të dini se si të keni qasje në instiktet tuaja. Vetëm uluni, rrini të qetë dhe dëgjoni veten tuaj.

Mbroni pronën tuaj intelektuale

Shumica prej jush nuk e dini dallimin në mes të drejtës së autorit, simbolit, sekretit të tregut dhe patentës. Kjo nuk është e pranueshme. Nëse nuk mborni IP tuaj, ju do të humbisni avantazhin tuaj konkurrues.

Mësoni të lexoni dhe të shkruani marrëveshje efikase

Ju e dini shprehjen ‘’gardhet e mira bëjnë fqinjë të mirë’’? E njëjta vlen në biznes. Sa më efikase që janë marrëveshjet tuaja, aq më të mira do të jenë marrëdhëniet tuaja të biznesit.

Drejtoni biznesin tuaj si një biznes

Shumë ndërmarrës drejtojnë biznesin e tyre si një shtrirje të financave të tyre personale. Ide e keqe. Shumë e keqe. Konstruktoni entitetin e duhur të biznesit dhe ndajeni nga jeta juaj personale.

Dini financat tuaja brenda dhe jashtë

Nëse nuk i dini të ardhurat tuaja, shpenzimet, kërkesat e kapitalit, përfitimet, borxhet, rrjedhën e parasë dhe përqindjet efikase të taksave, në mes të tjerave gjëra, ju po kërkoni probleme. Probleme të mëdha.

Ju nuk e dini atë që nuk e dini

Përulja është një tipar i fuqishëm për udhëheqësit, dhe kjo vlen për pronarët e bizneseve të reja, Kryeshefët Ekzekutivë veteranë të kompanive Fortune 500, dhe të gjithë në mes. Shumë shpesh, ju do të pendoheni kur mendoni se i dini të gjitha përgjigjet.

Prapa çdo kompanie të dështuar ka udhëheqës biznesi jofunksionalë ose të paaftë. Ironia është se asnjëri prej tyre nuk kishte ide se kjo ishte e vërtetë në atë kohë. Edhe më keq, shumica prej tyre ende nuk e dinë. Mos përfundoni si njëri prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat