Modelja Kadrie Canolli, Ambasadore për Kosovë e brendit të famshëm botëror

Life style

Modelja Kadrie Canolli, Ambasadore për Kosovë e brendit të famshëm botëror

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 19:06
Kadrie Canolli

Manekinia Kadrie Canolli, njohësve të modës u ka rënë ta shohin për shkak të bukurisë, por edhe për shkak të formave të mira të trupit. Ambicioze dhe e përgjegjshme, modelja në biografinë e saj tashmë ka shkruar angazhimin me Guess, por edhe xhirime të shumta për fushatën e disenjatorëve tjerë

E dedikuar në perfeksion ndaj detajeve, rrallë ndonjë modele, i ka qëndruar konsekuente stilit të saj atraktiv dhe mundësive të transformimit të pabesueshëm, sikurse Canolli, e cila me kujdes të veçantë rrëmben vëmendjen e ndjekësve të shumtë, duke vënë në pah pikat e saj të forta nga të cilat e mori namin që sot e gëzon.

Me pasionin e madh për të bukurën, nuk mbetet e pavërejtur në skenën e modës. Kadrie Canolli, karrierën e ndërton kryesisht me editoriale me fotografi sfiduese, por këtë herë i ka lënë pa fjalë adhuruesit e vet: tani është ambasadore e brendit të famshëm, Guess, për Kosovë.

“Guess” është brend luksoz amerikan i linjës së rrobave, këpucëve dhe aksesorëve. Krahas rrobave, ka edhe linjën e orëve dhe të stolive. Kjo shtëpi e modës, e cila dikton trendët për sezonin e ardhshëm, gjithashtu është pronare e linjës Marciano Guess.

Kompania, të cilin e karakterizojnë bukuria dhe luksi, shumë shpejt ka zgjeruar afarizmin e vet në gjithë botën dhe është bërë e duhura ndër të gjithë njohësit dhe adhuruesit e modës.

Njerëzit shpesh punën e manekines e kuptojnë sipërfaqësisht dhe mendojnë që është punë e lehtë, por çfarë mendon modelja Canolli?

“Natyrisht që nuk është e rëndë, mirëpo larg asaj që është e lehtë. E para, bukuria është e mjaftueshme për një pjesë të suksesit, të gjitha të tjerat janë energjia, karizmi dhe dashuria ndaj punës, por patjetër duhet pasur edhe shkathtësi që të vlerësosh dhe të zgjedhësh me mençuri atë që dëshiron të xhirosh“, thotë ajo.

Në mënyrën si flet ndihet menjëherë thjeshtësia dhe profesionalizmi i një personazhi ideal që imponon autoritet dhe respekt te ata që e admirojnë, por edhe ta ato që ia kanë zili.

Kjo është bota frymëzuese e Kadrie Canollit, që kur diçka e do me zemër, arrin ta realizojë, pavarësisht pengesave në rrugëtimin e saj:

“Konsideroj që nëpërmjet të gjitha këtyre përvojave jam pjekur dhe jam e gatshme vetë të përballem me çdo gjë që sjell jeta. Edhe një gjë është shumë e rëndësishme, duhet ditur të thuash JO dhe të jesh e vetëdijshme për veten, për cilësitë dhe vlerat tuaja!”…

Nuk ka shumë për të folur Kadrie Canolli, por ka shumë për të parë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat