Rrëfehet 23 vjeçarja: Përfundova në shtrat me kolegun e punës në takimin e parë, por më pasi ai...

Life style

Rrëfehet 23 vjeçarja: Përfundova në shtrat me kolegun e punës në takimin e parë, por më pasi ai...

Nga: B.S Më: 27 gusht 2020 Në ora: 13:30
Ilustrim

Një vajzë 23 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se ka dalë në takim me kolegun e punës, me të cilin ka përfunduar duke pasur marrëdhënie seksuale atë dhe më pas nuk ka dëgjuar asgjë për të, përcjell Bota sot.

Vajza thotë se ai ka marrë pushim në punë por më nuk ka pasur asnjë komunikim dhe nuk di asgjë për të e nuk e di se çka të bëjë.

Rrëfimi i plotë i saj:

Kam bërë seks me një djalë nga puna që në takimin e parë që dolëm.

Ne ishim shumë mirë bashkë por kanë kaluar dy javë dhe më nuk kam dëgjuar për të. A më ka përdorur ai mua?

Unë jam një vajzë 23 vjeçare. Më ka pëlqyer ky djalë që kur ka filluar punën në kompaninë tonë 18 muaj më parë.

Ai është 27 vjeçar, vjen me shumë ide dhe u promovua shumë shpejt.

Ne prodhojmë paketimin plastik dhe ai na nxiti të përdorim plastikë shumë më të riciklueshme.

I tregova se sa më kishte bërë përshtypje. Ne folëm shumë dhe më pas dolëm bashkë në darkë pas punës.

Unë punova nga shtëpia gjatë izolimit por ne kemi folur në Tinder gjatë tërë kohës. Ne e pranuam se na pëlqen njëri-tjetri dhe ai sugjeroi që të dilnim në takim.

Ai tha se dëshironte që të ishte e veçantë dhe rezervoi në një nga restorantet më të mira në qytet, javë më parë.

U takuam aty dhe ishte për mrekulli. Nuk kisha qenë askund për një kohë dhe kjo e bëri edhe më speciale. Ai porositi mish para darkës dhe e shoqëruam më nga një gotë verë.

Pas darkës unë shkova në banesën e tij, pasi ai jetonte vet dhe ishte shumë afër.

Ai më puthi dhe më tha se dëshironte të bënte dashuri me mua për muaj.

Ne përfunduam bashkë në shtrat dhe dukeshim mrekullueshëm bashkë.

Qëndrova atë natë aty dhe të nesërmen shkova në shtëpi. Mora një mesazh nga ai që thoshte: “Po kontrolloj nëse ke arritur në shtëpi mirë”. Pas kësaj vetëm heshtje.

Ai ka marrë disa javë pushim nga puna dhe nuk u befasova kur nuk e pashë të hënën në punë. Por nuk kam dëgjuar më fare nga ai.

Ju mund të mendoni se është dashur të më dërgojë mesazh apo diçka e tillë.

Po digjem kur mendoj se më ka shfrytëzuar. Unë nuk jam vajzë që bëj seks në takimin e parë por mendova se jemi më të afërt se aq.

Përgjigja e psikologes:

 Më vjen shumë keq. Tingëllon që je shumë e lënduar. Duket sikur ai ka parë shumë që në takimin e parë dhe seksi nuk është shumë domethënës e ai nuk është aq i veçantë në sytë e tu.

Dhe natyrisht ti ke qenë në rrezik të shpërndarjes së virusit.

Ti mund t’i dërgosh mesazh duke i thënë se kishte tërheqje mes jush dhe se ndihesh keq që nuk ke dëgjuar më nga ai.

Më pas lërë atë. Jepi hapësirë të mendojë se çfarë po humb.

Nëse ai nuk bën asnjë lëvizje, sillu me edukatë kur e sheh në punë por mbajë distancën ndaj tij.

Mbi të gjitha, mos e le atë të mendojë se mund të të ketë në shtrat kur të dojë dhe pastaj të largohet. Do të ishte poshtëruese./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat