Rrëfehet 23 vjeçarja: Bëra seks me një djalë pasi i dashuri më la, por të nesërmen ai u kthye dhe...

Life style

Rrëfehet 23 vjeçarja: Bëra seks me një djalë pasi i dashuri më la, por të nesërmen ai u kthye dhe...

Nga: B.S Më: 29 gusht 2020 Në ora: 13:59
Ilustrim

Një vajzë 23 vjeçare, ka rrëfyer për The Sun se ka përfunduar duke bërë seks me një djalë, derisa ishte ndarë nga i dashuri, i cili e kishte braktisur dhe kishte shkuar tek prindërit e tij, përcjell Bota sot.

Vajza thotë se partneri i saj ishte kthyer të nesërmen i penduar dhe ishin pajtuar, por më pas ai e kishte mësuar se vajza kishte dalë me një tjetër dhe e ka ndërruar telefonin e nuk dëshiron të flasë me të.

Ajo thotë se e do dhe nuk e di se si t'ia bëjë.

Rrëfimi i plotë i vajzës:

Kam bërë seks me një djalë tjetër, derisa unë dhe partneri ishim ndarë.

Ishte vetëm seks ngushëllimi por tani partneri im më akuzon për tradhti dhe nuk dëshiron të flasë me mua.

Ne kemi pasur një marrëdhënie të mrekullueshme për dy vite. Ai është 24 ndërsa unë 23 vjeç.

Kemi folur për martesë dhe fëmijë. Por, para izolimit ai u bë i tepërt dhe u stresua shumë se nuk do të gjente kurrë një punë tjetër.

Unë punoja nga shtëpia dhe duket sikur e bezdisa atë.

Ne grindeshim vazhdimisht. Një ditë ai paketoi gjërat dhe tha se po shkonte tek prindërit në fshat për tu larguar nga të gjithë.

Ai shkoi vetëm për fundjavë por dy javë më vonë, ai u largua sërish dhe tha se këtë herë gjërat përfunduan mes nesh.

Nuk pranova madje asnjë mesazh nga ai për një javë.

Në fundjavë isha mjaft e mërzitur dhe më mungonte ai. Dola për të pirë kafe me shoqen time dhe kaluam mjaft mirë.

Djali në bar flirtoi me mua dhe thënë të drejtën më pëlqeu të kem vëmendjen që më mungonte.

Ai ishte 29 vjeçar. Më tha se do të më shoqëronte në shtëpi dhe shikuam bashkë hënën, që ishte shumë romantike.

Ai më puthi dhe unë u shkriva. Përfunduam duke bërë seks në park.

Ai më telefonoi ditën tjetër por i thash se nuk dua të largohem nga i dashuri im edhe pse nuk do ta shihja më.

Ai ishte pak nervoz dhe me ndali telefonin.

Atë mbrëmje i dashuri im u kthye duke thënë se ishte idiot dhe se i vinte keq për atë që kishte thënë.

U pendova për atë që kisha bërë një natë më parë dhe u mundova ta largoja nga mendja.

Po shkonte çdo gjë në rregulla, derisa ai u kthye një natë nga klubi dhe më tha se kishte dëgjuar që e kisha tradhtuar.

Nuk e mohova por i tregova se ai më kishte thënë se në mes nesh kishte përfunduar.

Ai nuk dëshiron ta pranojë se ne nuk ishim bashkë, kur unë dola me atë djalë.

Ai e ka ndërruar numrin dhe nuk dëshiron të flasë me mua. E dua shumë atë dhe jam e tronditur.

Përgjigja e psikologes:

I dashuri yt duhet ta pranojë se të ka dhënë se jeni ndarë dhe se për një javë nuk ka qenë në kontakt me ty, për të të siguruar që gjërat kanë ndryshuar.

Nuk të arsyeton ty që ke bërë seks me djalin tjetër, pasi është rreziku nga koronavirusi, por ai nuk mund të të fajësojë ty që e ke tradhtuar.

Ju jeni duke pasur probleme në lidhjen tuaj, ulje dhe ngritje që marrin kohë për tu rregulluar.

Nëse ai gjithmonë ikën dhe nuk flet kur është nervoz, e ti nuk mund të flasësh me të, kjo nuk është shenjë e mirë për të ardhmen e juaj bashkë./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat