Për maskën e sotme ju duhet vetëm patate dhe limon!

Life style

Për maskën e sotme ju duhet vetëm patate dhe limon!

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 17:37
Ilustrim

Nëse doni që nesër të zgjoheni me një fytyrë të shlodhur dhe më të freskët se e sotmja bëni një maskë sapo të shkoni në shtëpi. Eshtë aq e thjeshtë sa ju duhet vetëm 1 patate dhe një limon për ta realizuar.

Si ta bëni?

Filloni duke futur në blender pataten e qëruar. Pasi ajo të ketë marrë formën e një mase të njëtrajtshme, hidheni në një tas dhe aty shtoni gradualisht lëngun e limonit.

Përzierjen që krijuat më sipër përhapeni me kujdes në fytyrë duke bërë një masazh të lehtë dhe lëreni aty për rreth 20 minuta. Më pas shplajeni me ujë dhe flini rehat.

Kombinimi i patates me limonin do të minimizojë poret dhe gjithashtu do të zhdukë rrathët e zinj poshtë syve. Kështu pra, nëse keni një patate dhe një limon në shtëpi provojeni dhe na falenderoni më vonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat