​Karantina kishte vetëm një efekt të menjëhershëm: Pandemia nuk ngadalësoi ndryshimet klimatike

Life style

​Karantina kishte vetëm një efekt të menjëhershëm: Pandemia nuk ngadalësoi ndryshimet klimatike

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Përgjigjja globale ndaj COVID-19 nuk kishte pothuajse asnjë efekt në shkaqet e ndryshimit të klimës, sipas një raporti të ri të madh.

Megjithëse emetimet e dyoksidit të karbonit u ulën ndjeshëm gjatë karantinës, përqendrimi i gazrave me jetë të gjatë në atmosferë vazhdoi të rritet.

Sipas studimit " United in Science ", 2016 deri 2020 ka të ngjarë të jetë periudha më e ngrohtë pesëvjeçare që nga fillimi i matjes.

Autorët e studimit pohojnë se ndikimi i pakthyeshëm i ndryshimit të klimës po rritet.

Ekspertë të shumtë nga një numër i madh i organizatave ndërkombëtare, përfshirë KB dhe Organizatën Botërore Meteorologjike (WMO), morën pjesë në përgatitjen e raportit, i cili siguron një pasqyrë të re të gjendjes së ndryshimit të klimës.

Studimi tregon se karantinat në të gjithë botën kishin një efekt të rëndësishëm dhe të menjëhershëm në emetimet e gazeve serë me një rënie në vlerat ditore të matura në prill 2020 me 17 për qind krahasuar me një vit më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat