Tri arsye pse duhet të dizifektoni patjetër një kënaçe me pije ose ushqim përpara se ta përdorni

Life style

Tri arsye pse duhet të dizifektoni patjetër një kënaçe me pije ose ushqim përpara se ta përdorni

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Është një ditë e ngrohtë vere dhe po vdisni të hapni atë kënaçe që mbani në dorë. Mezi prisni të dëgjoni atë tingull që ju shuan etjen?

Epo duhe të prisni pak pasi duhet ta lani ose ta dizifektoni me patjetër më parë për disa arsye shumë të rëndësishem:

Mund të jenë infektuar nga urina e kafshëve

Urina e kafshëve mund të jetë burim i transmetimit të një numri sëmundjesh, njëra prej tyre është leptospiroza. Kjo është një sëmundje e shkaktuar nga një bakter që mund të gjendet në urinën e kafshëve si minjtë.

Leptospiroza transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me bakteret. Disa nga simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore dhe gjendje të keqe të përgjithshme.

Mund të kontaminohen nga pluhuri

Nuk rekomandohet të hani ushqim që përmban pluhur, sepse sipas Organizatës Shëndetësore Aamerikane, ky përbërës mund të kontaminohet me mikroorganizma që janë përgjegjës për sëmundje të ndryshme.

Bakteret Bacillus cereus mund të shkaktojnë diarre, dhimbje barku, madje edhe të vjella kur gjenden tek njerëzit, shkruan Living.

Pjesë insektesh ose bakteresh mund të biejnë në ushqimin tuaj

Kapakët e kanaçeve mund të përmbajnë gjurmë të vogla insektesh si mizat, merimangat ose buburrecat.

Nëse nuk e pastroni kapakun, ato mund të kalojnë pa u vërejtur dhe rrezikoni që ato të bien në ushqimin tuaj dhe të kontaminojnë tërë ushqimin që po përgatisni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat