Gjëra që janë më të rëndësishme se sa seksi në një lidhje

Life style

Gjëra që janë më të rëndësishme se sa seksi në një lidhje

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Intimiteti humbë kur raportet në qift nuk janë të shëndosha. Megjithatë është detyrë e qifteve që të kontribuojnë në lidhjen e tyre që ajo të ruajë drejtimin e duhur.  Bazuar në shumë studime qiftet duhet të fokusohen në aktivitete të përbashkëta dhe të mos e koncentrojnë vetën vetëm në raportin intim.  Pra çiftet që komunikojnë dhe dëgjojnë njëri-tjetrin kanë një marrëdhënie më të kënaqshme, e cila kryeson gjërat që ndodhin në shtrat.

“Kur je i/e dashuruar  nuk mund të bijsh në gjumë sepse realiteti është më i mirë se ëndrrat tuaja.” – Dr Seuss

Respekt i dyanshëm

Ju dhe partneri juaj jeni njerëz të ndryshëm por ju e kuptoni se ndryshimet tuaja, shijet, preferencat dhe mendimet janë ato që ju bëjnë aq  të mirë së bashku. Ju nuk e impononi njëri-tjetrin që të ketë të njëjtat pëlqime. Në vend të kësaj ju respektoni dallimet tek njëri tjetri.

I doni gjërat e njëjta

Pavarësisht nga dallimet tuaja, ju dhe partneri juaj jeni gjithmonë në të njëjtën linjë kur bëhet fjalë për  marrëdhënien tuaj. Ju keni të njëjtin qëllim përfundimtar dhe doni të njëjtën gjë: të jetoni një jetë harmonike dhe pozitive së bashku për shumë vite.

Keni komunikim të shëndetshëm

Ju mund të shprehni mendimet dhe ndjenjat tuaja me partnerin tuaj me ndershmëri dhe çiltërsi. Jo vetëm që mund të shprehemi në dhomën e gjumit, por edhe në bisedat tuaja të përditshme. Ju gjithmonë keni biseda të sinqerta, ku diskutoni lumturinë apo frustrimet tuaja ose kërkoni këshilla nga njëri-tjetri.

Ju dëgjoni njëri tjetrin

Kur komunikoni shëndetshëm me njëri tjetrin përfshini edhe dëgjueshmërinë. Pra ju jeni dëgjues të mirë dhe të vëmendshëm.

Mbështetni njëri tjetrin

Të gjesh partnerin e duhur do të thotë të kesh një aleat të madh në jetën tënde. Gjithmonë llogarisni në të, edhe kur jeni në momentet më të vështira. Ju e mbështetni njëri tjetrin vazhdimisht dhe pa kërkuar favor për këtë. jepni komplimente njëri tjetrit

Në një lidhje të shëndetshme është e domosdoshme të tregoni kujdesin e duhur. Kjo nënkupton edhe dhënien e komplimenteve për njëri tjetrin. E gjithë kjo do tju japë të dyve më shumë motiv.

 

Ju e bëni njëri tjetrin të qeshë

Ju nuk keni trup të aktroni para partnerit tuaj vetëm e vetëm për ta bërë atë të qeshë. Përkundrazi ju e bëni këtë pa komplekse dhe bashkoheni me të në të qeshura, të cilat sigurisht sjellin momente pozitive në lidhjen tuaj.

 

Si përfundim: Një marrëdhënie e gjatë, e qëndrueshme dhe pozitive kërkon më shumë se intimitet fizik për të mbijetuar. Çiftet që tejkalojnë aspektin fizik krijojnë lidhje më të qëndrueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat