Milioneri blen tre Ferrari të njëjta nga €180 000 për tre vajzat e tij

Life style

Milioneri blen tre Ferrari të njëjta nga €180 000 për tre vajzat e tij

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:08
Milioneri i naftës Femi Otedola

Milioneri i naftës Femi Otedola ka treguar se është një njeri që nuk ka qejf t’i grumbullojë paratë e tij.

Pa iu dridhur dora ai ka blerë tre super-makina në model të njëjtë Ferrari Portofino, për secilën nga tre vajzat e tij.
Një prej vajzave të tij fatlume, Florence Ifeoluwa Otedola, e njohur ndryshe për fansat e muzikës si DJ Cuppy, tregonte treshen e makinëve në llogarinë e saj në Instagram.

27 vjeçarja ndante foton e tre motrave me tre makinat e reja, me rreth 6 milionë ndjekësat e saj.

Image
Babai Otedola është pronar i grupi të naftës Zenon Petroleum dhe Gas Ltd

Ajo vetë kishte zgjedhur një Portofino ngjyrë rozë me targë të personalizuar CUP 9Y, ndërsa dy motrat e saj Elizabeth Temi e Tolani Otedola kishin marrë respektivisht një makinë ngjyrë bronzi e një ngjyrë blu.
Tolani, motra e madhe Otedola është këngëtare.

Ndërsa Temi, më e vogla është komentatore në Youtube dhe shpreson të bëhet një ditë stiliste mode.

Babai Otedola është pronar i grupi të naftës Zenon Petroleum dhe Gas Ltd si dhe i një numri biznesesh të tjera.

Image
DJ Cuppy tregonte treshen e makinëve në llogarinë e saj në Instagram

Vlera e pasurisë së tij llogaritet në $1.85 miliardë dhe kjo e bën atë njeriun e 1,011 më të pasur në botë.

Bujaria e Otedola nuk kufizohet vetëm per familjen e tij. në vitin 2019 ai dhuroi 12 milionë dollarë për organizatën Cuppy Save

Children Foundation, e krijuar nga vajza e tij e mesme dhe ndihmon në përmirësimin e jetës së të varfërve e të pastrehëve në Nigeri.

Image
Pa iu dridhur dora ai ka blerë tre super-makina në model të njëjtë Ferrari Portofino

Një nga komentuesit në Instagram shkruante: “Dhurata më e bukur e Otedola për fëmijët e tij nuk janë dhuratat por fakti që ai është prezent për to dhe paraja nuk mund ta blejë këtë”.

Image
Femi Otedola ka treguar se është një njeri që nuk ka qejf t’i grumbullojë paratë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat