10 fakte që duken të pabesueshme, por janë 100% të vërteta

Life style

10 fakte që duken të pabesueshme, por janë 100% të vërteta

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

1. Banorët e qytetit ku prodhohet Viagra thonë se tymi që del nga fabrika ndikon burrat. Edhe pse Pfizer, kompania që prodhon Viagra, e mohon të ketë ndikim, banorët thonë se e vënë re së pari te qentë.

2. Ananasët kanë enzima që hanë mish, prandaj ndihet një pickim në gojë gjatë konsumimit. Ose, kur ti ha një ananas, në të vërtetë ananasi po të ha ty.

3. Nëse i luan muzikë një rrote djathi, tingujt i ndryshojnë shijen. Djathi ka shije më të fortë kur dëgjon hip-hop.

4. Zogjtë janë indiferencë ndaj capsaicin, substancës që i jep djegësirë specave. Nëse u fusni një spec djegës në ushqim, nuk do ta ndjejnë fare.

5.Njerëzimi për pak u zhduk 75 mijë vite më parë. Një supervullkan i quajtur Toba shpërtheu dhe mbuloi një pjesë të mirë të botës në hi. Hiri bllokoi dritën e diellit dhe si pasojë, bimët rriteshin me vështirësi.

6. Mbështjellëset me flluska supozohet të përdoreshin si letër muri.

7. Uji i nxehtë dhe uji i ftohtë lëshojnë tinguj të ndryshëm kur hidhen në një gotë. 96% e njerëzve mund të dallojnë temperaturën e ujit në varësi të tingullit.

8. Mushkonjat e nuhasin grupin e gjakut të viktimave të tyre. Dikush me grup gjaku 0 ka më shumë shanse të pickohet se dikush me grup gjaku A.

9. Shumica e kombinacioneve të kubit të Rubikut mund të zgjidhen për më pak se 20 minuta.

10. Pablo Picasso dhe Dwayne Johnson ishin gjallë në të njëjtën kohë. Picasso vdiq në 1973-shin, ndërsa the Rock u lind në 1972-shin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat