8 gjërat që nuk duhet t’i bëni në një intervistë pune

Life style

8 gjërat që nuk duhet t’i bëni në një intervistë pune

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 23:12
Ilustrim

Jeni njohur me të gjitha këshillat e punës se si duhet të ruani kontaktin me sy, të bëni pyetje të përgatitura etj.

Në mënyrë që të mos gaboni në mundësinë tuaj dhe të tregoni përgatitjen lidhur me atë pozicion pune është mirë që të shmangen disa gabime që kanë një impakt në madh në paraqitjen dhe personalitetin tuaj.

1. Të shfaqeni në takim vetëm dy minuta para intervistës – Gjithmonë mbërri disa minuta më herët në mënyrë që të qetësoheni dhe ti jepni një kontroll të fundit paraqitjes tuaj nëse gjithçka është në rregull si flokët, veshja, makeup-i etj.

2. Manikyri juaj është i prishur – Përveçse duken shëmtuar do të krijojnë një imazh të çrregullt dhe moskujdesi për veten tuaj.

3. Të vishni diçka të rrudhosur – Është gjithmonë shokuese se si mund të shfaqesh në intervistë me rroba që rrinë shëmtuar. Kjo paraqitje dërgon një mesazh të gabuar se puna nuk ju intereson dhe se keni ardhur rastësisht aty.

4. E mbushni dhomën e intervistës me parfumin tuaj – Një erë e mirë është gjithmonë tërheqëse, por jo aq sa të ndihet tek të gjithë njerëzit sapo ti hyn diku.

5. Ta injoroni recepsionistin – Ide e keqe. Jini miqësor, buzëqeshni dhe mos i trajtoni recepsionistët ose asistentët sikur të jenë të padukshëm. Kur largoheni, intervistuesi juaj mund t’i pyesë ata: “Çfarë mendoni për të?”

6. Keni një pamje të lodhur dhe aspak entuziaste – Intervistat e punës duhen të shoqërohen me buzëqeshje, natyralitet dhe shprehje të emocionove pozitive në mënyrë që ti lëni përshtypje intervistuesit që jeni të interesuar për këtë vend punë. Prandaj tregoni gjithmonë entuziazëm.

7. Mos pretendoni se dini edhe gjëra për të cilat nuk ia keni idenë – Në intervistë është mirë të shfaqeni i përgatitur por jo në gjëra që mund të dilni keq në të ardhmen, duke u hequr sikur i dini.

8. Të pyesni për pagën – Mos bëni asnjëherë pyetje page apo përfitimesh gjatë takimit të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat