Vetëm 8 për qind e femrave ndjehen se janë rrugës së duhur drejt suksesit

Life style

Vetëm 8 për qind e femrave ndjehen se janë rrugës së duhur drejt suksesit

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 23:04
Ilustrim

Sipas një anketimi të ri me 1,000 gra, 92 për qind e tyre kanë deklaruar se nuk janë duke e vendosur në praktikë ambicien e tyre profesionale.

Anketimi, i kryer nga ‘Greenwich School of Management’, u ka kërkuar pjesëmarrësve ta vlerësojnë kënaqësinë e tyre të punës.

Hulumtuesit kanë zbuluar se vetëm 8 për qind e grave të anketuara kanë deklaruar se ndihen se janë në rrugën e duhur drejt suksesit në punën aktuale që kanë.

Arsyet për këto ndjenja ndryshojnë nga një grua në tjetrën, ku 26 për qind e tyre kanë thënë se nuk munden t’i përkushtohen krejtësisht karrierës shkaku i angazhimeve familjare, ndërsa 24 për qind prej tyre kanë deklaruar se mungesa e vetëbesimit është shkak i mossuksesit.

Ndërsa statistika nga anketime tjera tregojnë se 25 për qind e grave ndjehen se kanë një punë, e jo një karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat