Çfarë thotë studimi për maskat plastike të fytyrës

Life style

Çfarë thotë studimi për maskat plastike të fytyrës

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 14:16
Foto Ilustrim

Studimi tregon se gati 100% e pikave të imëta të ajrit të lëshuara nga pacientët e infektuar shpëtojnë nëpër maskë.

Mburojat plastike të fytyrës lejojnë që gati 100% e pikave të imëta të ajrit të lëshuara nga pacientët e infektuar me koronavirus të shpëtojnë përmes maskave, ka paralajmëruar një studim.

Alternativa për maskat e fytyrës u reklamua nga ekspertët e industrisë si sigurimi i mbrojtjes së duhur nga virusi.

Dhe qeveria britanike i ka rekomanduar ato për parukiere, berberë, teknikë thonjsh dhe tatuazheve si një pengesë midis tyre dhe klientit.

Gjysma e pikave më të mëdha me madhësi 50 mikrometra, të dhëna nga kollitjet dhe teshtitjet, gjetën rrugën e tyre në ajër, duke paraqitur një rrezik për të tjerët. Një mikrometër është një e milionta e metrit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se mburojat e fytyrës mund të ndihmojnë në parandalimin e virusit, i quajtur shkencërisht SARS-CoV-2.

Por agjencia thotë se ato punojnë vetëm në kombinim me masa të tjera sigurie të tilla si mbajtja e maskës, distancimi shoqëror dhe larja e shpeshtë e duarve.

Mburojat e fytyrës nuk mbulojnë plotësisht tërësinë e fytyrës, duke lënë vend që pikat e lëshuara nga goja dhe hunda të shpëtojnë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat