Disa nga mënyrat që të mbuloni hundën gjatë teshtimës

Life style

Disa nga mënyrat që të mbuloni hundën gjatë teshtimës

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:49
Foto Ilustrim

Është normale që të teshtini sepse është një refleks i trupit tuaj.

Në momentin që teshtini duhet gjithmonë që të mbulohet hunda me faculetë në mënyrë që të ndalohet shpërndarja e pikave që dalin nga hunda dhe të mos shkaktojmë sëmundje apo infeksion edhe tek të tjerët.

Nëse nuk keni në ato qaste faculetë mund të përdorni dorën që të mbuloni hundën, por asnjëherë nuk bënë që të ndalni teshtimën.

Kur përdorni dorën tuaj, është mirë që ti lani duart me sapun dhe ujë të ngrohtë për të paktë 30 sekonda.

Nëse përdorni dezinfektues për duar nuk është njëjtë si ti lani ato, prandaj më shumë preferohet që ti lani duart nëse i keni përdorur kur keni teshtirë, shkruan alternative medicine.

Përdorimi i mangës është një mënyrë tjetër gjatë kohës kur teshtini, gjithashtu është mënyra më e mirë që të parandaloni përhapjen e grimcave gjatë teshtimës. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat