10 emra klasikë francezë për beben tënde

Life style

10 emra klasikë francezë për beben tënde

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Bonjour, mes amies!

Të gjithë e dimë që përzgjedhja e emrit të bebes është një sfidë më vete për prindërit e rinj qw duan t’u shmangen emrave konservatorë.

Në qoftë se jeni në pritje të ëmbël dhe bebja juaj është vajzë, më poshtë keni 10 sugjerime emrash francezë për vajza, që i kanë rezistuar çdo kohe:

1. Genevieve (Zheneviv)

Ky emër përfaqëson gjininë e femrës. S’do t’ju pëlqente një emër feminist për vajzën tuaj?

2. Margot (Margot)

Margot do të thotë perlë. Një emër class.

3. Violette (Violet)

Një emër i bukur luleje, që tingëllon po aq bukur.

4. Charlotte (Sharlot)

Emri më i dëgjuar në rrugët e bukura të Parisit.

5. Giselle (Xhisel)

Një emër klasik për balerina. Do të bëhesh ti mami i një ‘Giselle’?

6. Juliet (Zhuliet)

Frymëzuar nga historia më e bukur e dashurisë, Zhulieta e Romeos.

7. Brigitte (Brixhit)

Njësoj si ikona e famshme franceze, Brigitte Bardot.

8. Chloe (Kloe)

Një emër sensual për vajza sensuale.

9. Bernadette (Bernadet)

Emër që nënkupton forcën dhe vullnetin.

10. Chanel (Shanel)

Një emër ideal për një fashioniste të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat