Duaje veten shumë. Njerëzit nuk falënderojnë, bëj mirë për shpirtin tënd.

Life style

Duaje veten shumë. Njerëzit nuk falënderojnë, bëj mirë për shpirtin tënd.

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:14
Ilustrim

Duaje veten, shumë! Respektoje dhe vlerësoje veten, sepse nëse ti nuk e do veten, nuk mund të presësh të tjerët të të duan dhe të të respektojnë. Jo çdo sakrificë dhe mund i joni vlerësohet, por padyshim sakrifica që bëjmë për veten nuk humbet kurrë, por vetëm na ngrit drejt suksesit personal. Ne jemi të prirur të harrojmë, shumë shpesh edhe të mirën e dikujt ndaj neve. Sado mirë të kesh bërë ajo harrohet falë një gabimi të vogël. Por, të mirën mos e bëj për të tjerët, bëje për vete, që ta duash veten tënde më shumë. Sepse kur lumturon dhe gëzon dikë, padyshim ti lumturohesh shumëfish, sepse mirësia që ke bërë të jep kënaqësi shpirti.

Nëse jeton për kënaqësinë e të tjerëve, dije se kjo është një rrugë pafund, sepse njerëzit çdoherë do të kenë arsye për t’u ankuar. Jeto që të bësh mirë, por jo për hirë të njerëzve, por që me mirësinë tënde të kënaqësh shpirtin tënd. Vlerëso çdo gjë tënden. Trupin tënd, mendjen tënde, shpirtin tënd, kohën tënde. Vlerësoje çdo minutë të jetës tënde. Hapëro me fatin tënd dhe kur të jetë nevoja qëndroji përballë dhe përqafoje. Askush nuk është më i lumtur se ai që e ka pranuar atë që i është caktuar. Sepse lumturia arrihet kur pajtohemi me caktimin tonë.
Por kjo nuk do të thotë të mos ëndërrosh, dhe të mos punosh për t’ia arritur qëllimeve në jetë, sepse me realizimin e synimeve tona plotësohet edhe brendia jonë.

Përpiqu për veten dhe mos e prano nënçmimin nga askush. Nëse je në të drejtë, fol duke mos pasur frikën e atij që ke përballë, pa marrë parasysh kush është. Shijoje jetën tënde, dhe mos e anashkalo atë për jetën e të tjerëve, sepse nuk ia vlen, kur e dijmë se ditët tona ikin me vrap drejt amshimit. Ndjehu e bukur në lëkurën tënde sepse je e veçantë me të gjitha cilësitë e tua. Duaj pa kushte, sepse kushtëzimi është cilësi e mashtruesve. Mos përfill fjalët e njerëzve. Gjithmonë do të ketë fjalë dhe gojë që flasin hidhët, por ti ec kryelartë rrugës tënde, hapi sytë që ta zgjedhësh rrugën e duhur dhe mbylli veshët nga fjalët e njerëzve fjalëligë. Gjithmonë do të kesh pengesa në rrugë, por nëse synimin e ke të palëkundur, këto pengesa do t’i kalosh me forcën tënde të paluhatshme. Tek e fundit, suksesin nuk do ta shijonim po të mos i kujtonim pengesat që hasëm gjatë rrugëtimit drejt tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat