Maska natyrale që eliminon rrudhat dhe njollat brenda pak orësh

Life style

Maska natyrale që eliminon rrudhat dhe njollat brenda pak orësh

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Lëkura është organi më i madh i njeriut dhe kërkon një kujdes dhe vëmendje që të mbrohet dhe të ketë një pamje të re dhe të shëndetshme.

Për ta mbajtur lëkurën të shëndetshme, pa njolla dhe puçrra, ka një sërë trajtimeh natyrale. Më poshtë ju ofrojmë një maskë natyrale, e cila jep efekt në pak orë.

Për të përgatitur këtë maskë ju duhen: uthull molle, mjaltë, gjysmë limoni dhe sodë buke.

Maska ka veti antibakteriale, antimykotike dhe antivirale, si dhe ka një efekt të shkëlqyeshëm.

Përzieni 1 lugë gjelle sodë buke, 1 lugë çaji uthull molle, lëngun e një kokrre limoni dhe 1 lugë gjelle mjaltë derisa të përftoni një masë homogjene

Lani mirë fytyrën për të hequr të gjitha papastërtitë. Duke përdorur një furçë të butë, vendosni kremin në të gjithë fytyrën, duke filluar nga balli deri në mjekër.

Lëreni maskën të veprojë për të paktën 10 minuta, para se ta shpëlani me shumë ujë të ftohtë, shkruan noa.al. Këshillohet që të mos e ekspozoni veten në diell në orët pas aplikimit të maskës.

Nga ana tjetër, mos harroni të bëni një jetë të shëndetshme, me një dietë të përshtatshme dhe të ekuilibruar, për të pasur një fytyrë me shkëlqim dhe plot shëndet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat