Duhet ta dini këtë sekret, që uji shton dëshirën për seks

Life style

Duhet ta dini këtë sekret, që uji shton dëshirën për seks

Nga: D.B. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 14:35
Foto Ilustrim

Vapë, zagushi, djersë: të pish ujë është themelore për të rimarrë lëngjet dhe kriprat minerale në organizmin tonë. Por jo vetëm kaq!

Uji është një aleat shumë i mirë për seksin, sidomos për zonjat/ushat.

Të pish ujë nuk është thelbësore vetëm për hidratimin, gjë që ruan edhe bukurinë tonë, por edhe për të stimuluar dëshirën për seks duke mundësuar që pushimet të jenë ‘on top’ edhe nën çarçafë.

Jo vetëm aperitivë: Në pushime duhet të kujtojmë se kokteilet e ndryshme verore që mund të na duken të këndshme, na bëjnë të jemi më të çlirët, por që seksi të jetë ‘me 5 yje’, mos harroni të pini sa më shumë ujë.

Takime ‘të nxehta’: Sa më i madh të jetë libido (dëshira seksuale), aq më e lartë do jetë edhe humbja e lëngjeve.

Për shkak të tensionit erotik, temperatura e trupit ngrihet, duke krijuar skuqje, djersitje dhe ndjesinë tipike të nxehtësisë në trup, që mund të variojë sipas gjatësisë dhe intensitetit të raportit seksual.

Ndaj, të konsumoni paraprakisht ujë është thelbësore, duke patur parasysh që, derisa uji të arrijë në qeliza, duhet nga 12 në 24 orë, ndaj të parandaloni është më mirë se të kuroni!

Pa pengesa:

Kënaqësia e një raporti intim që nuk ka si efekt anësor ndonjë djegie për shkak të lubrifikimit, është e lidhur ngushtë me konsumimin e ujit në 12 deri 24 orë para aktit.

Fatkeqësisht, me moshën dhe një regjim ushqimor të pasur me kripë, mund të shtojë ndjesinë e tharjes, duke e bërë të vështirë lubrifikimin e trupit.

Si të mos mjaftonte, vihesh edhe nën stress, ndaj për të evituar efektet negative, besojini një partneri me të cilin ndiheni mirë, siç është uji.

Dhimbje koke, lamtumirë!: Gjatë seksit humbasim shumë lëngje dhe dehidratimi ka efekt anësor një ndjesi rraskapitjeje.

Ndërkohë, një organizëm i dehidratuar ka dhimbje, është i lodhur dhe ndër shumë simptoma të padëshirueshme, është edhe dhimbja e kokës, humori i keq dhe dhimbja e barkut.

Të pish më shumë ujë është funksionale edhe në rezultatet e jetës në çift, ndaj nëse e keni për zemër partnerin tuaj, nuk ju leverdis të rrini pa një shishe ujë.

Më thuaj si ushqehesh: Trupi ynë është i ndërtuar më së shumti nga uji, me një përqindje që ndryshon në rrugëtimin e jetës: maksimale tek të sapo lindurit dhe zvogëlohet me kalimin e viteve.

Përqindja e ujit në organizmin tonë është e ndryshme nga personi në person, por gjithsesi është thelbësore të marrim sasinë e duhur të lëngjeve, të cilat mund të përftohen falë ushqimit.

Sidomos në stinën e verës nuk duhet të harrojmë të fusim në dietën tonë fruta dhe perimet e stinës, ndërkohë që duhen evituar sheqernat, të cilat jo vetëm shtojnë kaloritë, por favorizojnë gjithashtu prodhimin e bakterieve.

‘Dritë jeshile’ atëhere suprave të ndryshme, të cilat mund t’i shijojmë edhe të ftohta, kosit dhe frutave.

Jemi çfarë hamë….edhe në shtrat!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat