​Sa shpesh duhet t’i ndërrojmë të brendshmet? Përgjigja do t‘ju befasojë

Life style

​Sa shpesh duhet t’i ndërrojmë të brendshmet? Përgjigja do t‘ju befasojë

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 18:55
Foto Ilustrim

Veshjet e brendshme duhet të ndërrohen çdo gjashtë muaj dhe ato duhet t’i zëvendësojmë me të reja.

Ekspertja e higjienës, Shirin Lakhani, sqaron se bakteret mund të qëndrojnë në veshjet e brendshme edhe pasi ato pastrohen në rrobalarëse.

“Veshjet e brendshme kanë qenë në kontakt të ngushtë me lëkurën tuaj dhe zonat intime për një kohë të gjatë. Prandaj, vjen në kontakt me shumë lëkurë të vdekur nga këto zona, si dhe me baktere – si me bakteret natyrale të shëndetshme që kemi të gjithë, ashtu edhe me bakteret më të rrezikshme që mund të shkaktojnë infeksione. Ekzistojnë hulumtime që sugjerojnë që edhe larja e të brendshmeve në një makinë larëse nuk mund gjithmonë ta heqë plotësisht bakteret”, thekson Lakhani.

Ajo këshillon që të brendshmet duhet të hiqen nga dollapët dhe të zëvendësohen me të reja, të paktën një herë në vit. Edhe pse për të brendshmet që vishen më shpesh për aktivitete, si ushtrime në palestër, ajo gjithashtu rekomandon që ato të ndërrohen shumë më shpesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat