Rekomandojnë ekspertët, mos lejoni që fëmijët të jenë prioritet në martesën tuaj

Life style

Rekomandojnë ekspertët, mos lejoni që fëmijët të jenë prioritet në martesën tuaj

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 08:14
Foto Ilustrim

A është e mundshme që të mos i vini fëmijët tuaj në vendin e parë?

Ekspertët thonë që po. Dhe pikërisht, më mirë është për martesën tuaj, por edhe për fëmijët.

Fëmijët mund t’ju preokupojnë tërësisht, gjë që në të vërtetë mund të jetë gjë negative për ju dhe për marrëdhënien me partnerin. Nëse nuk përpiqeni dhe për lidhjen tuaj, do të përballeni me shenja të lënies pas dore.

Ekspertët për lidhje martesore thonë që partneri juaj duhet të jetë prioriteti juaj numër një, madje edhe para fëmijëve.

Kjo nuk do të thotë që do të duhej t’i lini pas dore fëmijët tuaj dhe në tërësi t’i përkushtoheni partnerit, por ta vini marrëdhënien tuaj në vendin e parë, gjë që në të vërtetë ju bën edhe prindër më të mirë.

Kur të jetë marrëdhënia juaj e shëndetshme dhe e lumtur, ajo do të përhapet edhe në zona të tjera të jetës suaj, duke përfshirë edhe jetët e fëmijëve tuaj.

Kur ju jeni të lumtur, edhe fëmijët tuaj janë të lumtur

“Natyrisht është e dobishme për prindërit që në vend të lartë të prioriteteve të vënë mirëqenien e fëmijëve të tyre. Më mirë është të gabohet, nëse kujdeseni tepër shumë sesa tepër pak. Është fakt që kujdesi për fëmijën është obligim konkret, i matur me detyrat e shtëpisë dhe me pikëpamjet, kthesat dhe puthjet. Dhe ndonjëherë njerëzit nuk kanë kohë dhe energji për të dy”, ka thënë terapeutja Dr. Dymphna D. Davis.

Nëse njëri apo të dy prindërit ua nënshtrojnë nevojat e martesës nevojave të fëmijës, ata vetë ndërmjet tyre rrezikojnë nxitjen e ndjenjës së hidhërimit, lënies pas dore dhe tjetërsimit.

Pasojat mund të jenë përkeqësimi i cilësisë së lidhjes së çifteve.

Prindërit e pakënaqur dhe të paplotësuar gjithashtu mund t’ua dërgojnë fëmijëve të tyre porosinë që martesa i bën njerëzit të brengosur dhe të palumtur. Dhe pra këtë nuk e dëshironi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat