Binjakët, shenja e zodiakut më alergjike ndaj marrëzisë dhe arrogancës

Life style

Binjakët, shenja e zodiakut më alergjike ndaj marrëzisë dhe arrogancës

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Binjakët janë shenja e tretë e Zodiakut dhe dominohet nga Mërkuri. Periudha e kësaj shenje shkon nga 21 maj deri më 21 qershor dhe elementi i saj është Ajri. Ky i fundit shpjegon nevojën e tij të madhe për t’u ndjerë i lirë, për të mos mbetur i lidhur me zinxhirë në një jetë të përditshme që është gjithmonë e njëjtë.

Kjo gjë shpjegon qenien e tij shpesh të pakapshme. Por midis shumë karakteristikave që korrespondojnë me këtë shenjë të zodiakut të shoqërueshme dhe miqësore, ka disa forca pak më të papara që do t’i zbulojmë me ndihmën e astrologjisë.

Shenja e Binjakëve, siç kemi parë, drejtohet nga Mërkuri, planeti i komunikimit dhe inteligjencës. Kjo është arsyeja pse ne gjithmonë e shohim atë të shkëlqejë në shoqëri, i rrethuar nga një numër i madh njerëzish dhe shumë i kërkuar për mbrëmje dhe ngjarje. Ai ka aftësinë t’i bëjë të gjithë të ndihen rehat, t’i argëtojë me një bisedë të këndshme dhe interesante.

Por shenja e Binjakëve gjithashtu trashëgon inteligjencën nga Mërkuri dhe kjo në mënyrë të pashmangshme e bën atë alergjik ndaj marrëzisë.

Pyetjet pa kuptim, bisedat e plogështa, të rëndomta dhe pa përmbajtje mund ta nxjerrin atë nga vetja. Shenja e Binjakëve është një shenjë e mprehtë dhe e shpejtë dhe ka një vlerësim të lartë për kohën. Kjo është arsyeja pse ata urrejnë gjithçka që e konsiderojnë budallallik dhe një humbje të kotë energjie.

Dhe arroganca …

Siç e kemi parë, shenja e Binjakëve ka dhuntinë të dijë t’i qetësojë të gjithë. Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje janë miqësor me të gjithë, nuk shqetësohen për pozicionin shoqëror, por shikojnë përmbajtjen. Gjithashtu atyre iu pëlqen të qëndrojnë edhe me njerëzit më të përulur. Për këtë arsye ata ndjejnë një neveri të vërtetë ndaj individëve fodullë dhe arrogantë. Ata me mendje të mbyllur dhe që besojnë se Universi fillon dhe mbaron me ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat