Njerëzit me kofshë më të forta ose ije të gjera jetojnë më gjatë se ata me bark të madh

Life style

Njerëzit me kofshë më të forta ose ije të gjera jetojnë më gjatë se ata me bark të madh

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Studimi i publikuar këtë javë në revistën medicinale BMJ thotë që yndyra rreth barkut është e lidhur me rrezikun më të madh nga vdekja e hershme, pa marrë parasysh yndyrën e përgjithshme të trupit, ndërsa kofshët dhe ijët më të mëdha janë të lidhura me rrezikun më të ulët

Rezultatet sugjerojnë që matja e yndyrës rreth barkut do të mund të jetë treguesi më i sigurt i rrezikut nga vdekja për shkak të peshës së tepërt – dhe do të mund të përdoret në kombinim me indeksin e masës trupore “si qasje plotësuese në përcaktimin e rrezikut nga vdekja e hershme”, kanë thënë hulumtuesit.

Metaanaliza

Konkluzionet e studimit bazohen në rezultatet e 72 hulumtimeve në të cilat kanë marrë pjesë më shumë se 2,5 milionë pjesëmarrës midis moshës 3 dhe 24 vjeç, shkruan New York Post.

Është zbuluar që shumica e masës së dhjamosjes abdominale – duke përfshirë edhe vëllimin e belit, raportin e belit dhe të ijëve, raportin e belit dhe gjatësisë, raportin e belit dhe kofshëve dhe “indeksin e formës së trupit” – janë dukshëm të lidhur me rrezikun më të lartë nga vdekshmëria.

Analiza ka treguar që çdo 10 centimetra të belit janë të lidhur 11 për qind rrezik më i lartë nga vdekshmëria nga të gjitha mostrat.

Është konstatuar edhe se vëllimi i kofshëve dhe ijëve është i lidhur me “rrezikun më të vogël nga vdekshmëria nga të gjitha mostrat”, thotë studimi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat