Rrëfimi i një nëne që përloti miliona gra: Jam falënderuese që jam nëna e atij “fëmijës së praptë”!

Life style

Rrëfimi i një nëne që përloti miliona gra: Jam falënderuese që jam nëna e atij “fëmijës së praptë”!

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 07:28
Ilustrim

Në shikim të parë, shumica mund të thonë që fëmija im i parë është kokëfortë, dhe i padëgjueshën. Është “krejt djalë” gjatë gjithë kohës. Më shumë i pëlqen të përlyhet në baltë, sesa të veshë një bluzë të bukur. Nëse do ta lejoja, do të ngjitej nëpër drunj duke ndjekur një insekt. Është i paepur dhe rebel. Është fëmija im “i praptë”.

Të jesh një e një “fëmije të praptë” nuk është e lehtë.
 

Kjo do të thotë gjithë kohës ta arsyetosh mënyrën tënde të prindërimit, sepse, siç duket, diçka je duke gabuar. Do të thotë të qëndrosh e fuqishme para fëmijës, dhe të qash pastaj kur atë e zë gjumi. Ndonjë ditë ndihesh sikur nuk ke arritur të kesh një bisedë si duhet me të.

Ata shtyjnë. Ti tërheq.

Disa ditë, duket sikur ai të kundërshton secilën herë veç sa për ta parë sa mund të durosh.

Megjithatë, jo çdo ditë është keq.

Të jesh nënë e “fëmijës së praptë” është ta dish se si është të jesh në prag të thyerjes dhe ta shohësh rebelimin në sytë e tij të kthehet në pranim. Është të dish se nën atë sipërfaqe të vrazhdë e të ashpër, është një njeri i vogël e i butë që të do më shumë nga sa mund të imagjinojë. Është ta mbash afër kur ta mbulon fytyrën me puthje dhe ta dëgjoj si qesherpas një gudulisjeje. Është përralla para gjumit të strukur nën jorgan pas një dite të gjatë. Është një trup i vogël që përvidhet në krevatin tënd sepse thjesht kishte nevojë të jetë afër teje.

Të praptit, edhe ata po përpiqen. Po përpiqen të navigojnë në këtë jetë, kur ndihen se ata dijnë më mirë, por ty të besojnë pafund. Ata i shtyjnë të gjithë kufijtë.

Ata nuk e bëjnë këtë për të t’lodhur ty. Thjesht zjarri në zemrën e tyre është më i fortë se tek ne të tjerët.

“Të praptit” janë luf-tëtarët. Një ditë, kur të rriten, do t’i quajmë ambicioz, të vendosur, ose përparimtarë. Tani për tani, do t’ia dalim disi. Do ta bëjmë më të mirën që mundemi në kohë të vështira me besim se gjithçka do të jetë në rregull, dhe do të jemi edhe ne më të mira duke i rritur ata.

Neser mund të jetë një ditë që duket se zgjat sa një vit, por gjithmonë do të jem falënderuese që jam nëna e një fëmije “të praptë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat