Puna më e rëndësishme e një shefi

Life style

Puna më e rëndësishme e një shefi

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 00:02
Ilustrim

Stilet e udhëheqjes vijnë në të gjitha format dhe madhësitë, dhe përfundimi i punës, çfarëdo qoftë ajo punë duket të jetë fokusi i shumicës së udhëheqësve. Por cila është puna më e rëndësishme e një udhëheqësi? Cili duhet të jetë qëllimi i vërtetë? Pas më shumë se dy dekadave në pozita udhëheqëse, unë kam kuptuar këto gjëra:

Ata ofrojnë inspirim

Siç tha John Quincy Adams, ‘’Nëse veprat tuaja inspirojnë të tjerët të ëndërrojnë më shumë, të mësojnë më shumë, të bëjnë më shumë dhe të bëhen më shumë, atëherë ju jeni udhëheqës’’. Besoj se kjo është shumë e vërtetë. Prandaj, pavarësisht detyrave, unë provoj të ofroj atë inspirim së bashku me fuqizim për fuqinë time punëtore. Duke bërë këtë, unë mund të stimuloj njerëzit e mi me një vizion, t’ua kaloj atë vizion dhe t’a ndaj për t’i inspiruar ata. Duke lënë të tjerët të marrin vizionin tim, mund të duket sikur po lë fuqinë, por unë në fakt po i fuqizoj ata. Kjo, në kthim, më jep kohë dhe hapësirë për të fuqizuar të tjerët. Përveç kësaj, vizioni im është të fuqizoj tjerët që ata të fuqizojnë të tjerët, kështu që kam nevojë për ndihmë!

Ata udhëheqin nga shembulli

Unë bëj më të mirën time për të udhëhequr nga shembulli si një mënyrë për t’i inspiruar ata. Unë nuk bëj kërkesa, të cilën e definoj kur iu tregoj njerëzve çfarë të bëjnë. Në vend të kësaj, unë komandoj, e cila për mua do të thotë ‘’të punojnë me’’. Unë mund të jem përpara, anash, prapa, por gjatë gjithë kohës jam i lidhur me grupin. Jam i vetëdijshëm se veprimet e mia do të ndikojnë në grupin si tërësi, kështu që bëj më të mirën time që fjalët dhe veprat e mia të fuqizojnë dhe të ofrojnë inspirim.

Ata i pranojnë dhe kërkojnë falje për gabime

A bëj gabime unë? Sigurisht, por a nuk është inspiruese kur një udhëheqës merr përgjegjësi për fjalët dhe veprat e tij kur është gabim? Nuk e kam problem të them, ‘’më fal’’. Jam në gjendje plotësisht t’a kompensoj atë. Por më e rëndësishmja, unë gjithashtu fal veten. Nuk mund të jap diçka të cilën nuk e kam as vetë. Gjithashtu ka kohëra kur duhet të ofrojë kritika konstruktive. Por gjithashtu besoj fuqishëm në mirënjohje dhe ndjeshmëri, dhe bëj më të mirën time të falënderoj njerëzit për përpjekjet dhe arritjet e tyre.

Ne të gjithë kemi forcat dhe dobësitë tona, dhe unë bëj më të mirën time që të fokusohem në tiparet pozitive të një individi të cilat e kanë ndihmuar biznesin dhe të mos fokusohem në të metat e tij. Shumicën e kohës, njerëzit reagojnë shumë më mirë ndaj lëvdatave se sa ndaj negativitetit dhe kërcënimeve.

Ata krijojnë lidhje dhe bashkim

Në fund, të gjithë në zyrën time janë të bashkuar me parimet dhe vlerat të cilat i kemi formuar së bashku. Dhe sërish, për shkak se i kemi formuar së bashku, bashkimi dhe lidhja ekzistojnë. Njerëzit pajtohen sepse kanë një rol në formimin dhe zhvillimin e saj. Është bërë një besim kolektiv i zyrës.

Unë kam parë vazhdimisht se njerëzit të cilët ndihen të fuqizuar këtu kanë gjendje më të mirë morale dhe direkt transmetohet në performancë më të mirë. Unë gjithashtu kam vëzhguar gjatë viteve se njerëzit të cilët janë të inspiruar performojnë më mirë, shfaqin iniciativë më të madhe dhe kanë tendenca të jenë më kreativë në të menduarit e tyre. Nëse i fuqizoni dhe ofroni inspirim, ju do të keni një fuqi punëtore besnike të cilët dëshirojnë të arrijnë qëllime së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat