Nga rënia në peshë deri tek përmirësimi i kujtesës, ja ç’i ndodh trupit kur konsumoni 4 bajame në ditë

Life style

Nga rënia në peshë deri tek përmirësimi i kujtesës, ja ç’i ndodh trupit kur konsumoni 4 bajame në ditë

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Nuk janë vetëm të shijshme, por edhe të shëndetshme. Bajamet përmbajnë shumë vitamina dhe elementë të tjerë, për të cilat kemi nevojë që të jemi të bukur dhe të shëndetshëm, raporton “Bright Side”.

Por, çfarë ndodh nëse konsumoni 4 bajame çdo ditë?

Ul kolesterolin

Bajamet janë ndër 5 produktet më efektive për zvogëlimin e kolesterolit “të keq” . Nëse është shumë i lartë, rrisni numrin e bajameve nga 20-30 në ditë. Simptomat janë njolla të bardha në qepallat e poshtme të syrit, dhimbje tek këmbët dhe fije floku gri, pra të thinjur, që në moshë të hershme.

Flokë të shëndetshëm

Bajamet përmbajnë pothuajse të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme për të nxitur rritjen e flokëve dhe për t’i bërë më të fortë. Magnezi dhe zinku stimulojnë rritjen e flokëve, vitamina E e bën atë më të fortë , dhe vitamina B i jep shkëlqim dhe jetëgjatësi.

Parandalon sëmundjet e zemrës

Antioksidantët, yndyrnat e pangopura, magnezi dhe bakri në bajame mbështesin shumë zemrën dhe enët e gjakut. Për të parandaluar sëmundjen ishemike të zemrës dhe proleme të tjera kardiake, hani bajame me lëvore.

Parandalon rrudhat

Bajamet përmbajnë një sasi të bollshme mangani që ndihmon në prodhimin e kolagjenit , një proteinë përgjegjëse për tonin e lëkurës . Vitamina E, një antioksidant, ndihmon gjithashtu në luftimin e rrudhave.

Rënia në peshë

Një studim shkencor vërtetoi se njerëzit që hanë bajame konsumojnë më pak karbohidrate (ëmbëlsira ose pasta). Normalizimi i metabolizmit gjithashtu kontribuon në humbjen e peshës, të siguruar nga vitaminat dhe fibrat.

Përmirëson aktivitetin e trurit

Konsumi i rregullt i bajameve përmirëson kujtesën falë vitaminës E dhe acideve yndyrore. Përveç kësaj, ato ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së trurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat