Nga madhësia e germave deri te shpejtësia e shkrimit: Mënyra se si shkruani zbulon aftësinë tuaj

Life style

Nga madhësia e germave deri te shpejtësia e shkrimit: Mënyra se si shkruani zbulon aftësinë tuaj

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 13:03
Foto Ilustrim

Dorëshkrimi juaj jeni Ju vetë, profili juaj psikologjik, mbresa juaj, letërnjoftimi juaj

Dorëshkrimi juaj, pa marrë parasysh a shkruani me stilolaps, flomaster apo me stilograf, është mënyra e komunikimit dhe nuk është e pazakonshme që nga dorëshkrimi dhe nënshkrimi mund të lexohet aq shumë mbi karakterin e njeriut, por edhe ajo që mund të jetë e dukshme.

Ekziston një degë e tërë në shkencë e cila merret me interpretimin e dorëshkrimeve.

Që nga lashtësia njerëzit kanë qenë të mrekulluar me artin e shkrimit. Simbolet, më vonë edhe germat, janë gjendur në të gjitha sipërfaqet e sheshta dhe kanë prezantuar disa pasuri të cilat nuk duhet të harrohen.

Grafologjia, shkencë e cila merret me deshifrimin e dorëshkrimeve, na zbulon shumëçka mbi karakterin e individit në bazë të asaj që ai ka shkruar.

Madhësia e shkronjave

Personat ekstrovertë kanë tendencë të shkruajnë me shkronja të mëdha, ndërsa tipat e turpshëm, introvertë parapëlqejnë të shkruajnë me shkronja të vogla. Nëse shkronjat tuaja kanë madhësi mesatare kjo e tregon një aftësi të fortë për t’u përqendruar dhe koncentruar.

Hapësira midis fjalëve

Shkencëtarët thonë se njerëzit që lënë shumë hapësirë në mes të fjalëve, e shijojnë lirinë dhe pavarësinë, ndërsa ata që lënë hapësirë të vogël në mes të shkronjave u pëlqen shoqëria e të tjerëve. Nëse fjalët tuaja janë krejtësisht të përziera kjo tregon se jeni ndërhyrës dhe ju pëlqen hallakama.

Shtypja e lapsit

Shtypja e stilolapsit, derisa shkruani e tregon tensionin dhe zemërimin, ndërsa shkrimi i lehtë e tregon shenjën e përkushtimit. Shtypja e butë do të thotë që jeni të ndjeshëm dhe empatik.

Germa I

Nëse pika në “i” është pak më lartë, sigurisht keni imagjinatë aktive. Nëse pikën në “i” e vendosni saktë mbi shkronjë, kjo, është një shenjë e organizimit dhe orientimit të detajuar të mendjes. Nëse pika në “i” është në anën e majtë, kjo, do të thotë se hezitoni, ndërsa në qoftë se në vend të pikës e vendosni një rreth kjo do të thotë se jeni të gjallë dhe paksa fëmijëror.

Germat e shtrembëta

Nëse shkronjat janë të anuara në të djathtë, kjo, do të thotë se ju pëlqen të takoni njerëz të rinj dhe të punoni me ta, ndërsa shkronjat e anuara në anën e majtë e tregojnë një tendencë për rezervë.

Ata që e bëjnë një lak të gjerë tek shkronja “L” janë të relaksuar dhe spontanë, ndërsa laku i ngushtë do të thotë që jeni shpesh të tensionuar dhe përmbaheni nga hapat e mëdhenj në jetë.

Dukja e germave

Shkronjat e rrumbullakosura nënkuptojnë kreativitet dhe aftësi artistike, ndërkohë që shkronjat e mprehta me maja të mprehta janë shenjë e ambicies.

Shpejtësia e shkrimit

Edhe shpejtësia e të shkruarit flet për personalitetin tuaj. Nëse shkruani shpejt është shumë e mundshme që jeni të padurueshëm dhe nuk ju pëlqen të humbni kohë, ndërsa shkrimi i ngadalshëm do të thotë që jeni metodikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat