Avansohen njerëzit karizmatikë, jo ata të zgjuar

Life style

Avansohen njerëzit karizmatikë, jo ata të zgjuar

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Nëse ju ka ndodhur të shikoni se si një kolegu juaj karizmatik, por aspak i zgjuar të ngrihet në detyrë, atëherë keni kuptuar që niveli inteligjencës nuk është gjithçka.

Psikologët janë gjithashtu dakord: “Niveli i inteligjencës konsiderohet vetëm si 10% e recetës së suksesit tuaj. Zakonisht është inteligjenca emocionale (EQ), aftësia për të identifikuar dhe menaxhuar emocionet ajo që ndikon në fitimin e një pozicioni pune apo të ngritjes në detyrë”.

Megjithatë studimet e fundit kanë treguar se në nivelin menaxherial inteligjenca emocionale është shumë më e ulët se të gjitha pozicionet e tjera të analizuara. Niveli mesatar i EQ të një CEO është më i vogël se niveli i një individi që nuk është menaxher apo supervizor.

Dr. Travis Broadberry shprehet se: “Sapo një lider ngrihet në detyrë, ai bëhet pjesë e një ambienti që ka tendencë të reduktojë nivelin e tyre të EQ. Ai harxhon më pak kohë me stafin dhe nuk arrin të shohë se si gjendja e tij emocionale ndikon tek të tjerët rreth tij. Studimi u realizua nga TalentSmart, të cilët analizuan një bazë të dhënash me rreth 1 milion profile të inteligjencës emocionale.

Megjithatë, ndryshe nga koefiçenti i inteligjencës (IQ), i cili nuk mund të ndryshohet lehtësisht, inteligjenca emocionale mund të përmirësohet dhe kështu ju mund të rrisni mundësitë tuaj për sukses. Më poshtë janë disa mënyra sesi të përmirësoni nivelin e inteligjencës emocionale.

Mësoni se si të bëni shokë në moment

Aftësitë ndërpersonale janë një element i inteligjencës emocionale që mund të ndryshohen më lehtë. Lexoni libra që lidhen me marrëdhëniet njerëzore dhe përpiquni të bëni shokë sa më shpejt.

Trajnoni këmbënguljen tuaj

Praktika mbi këmbënguljen ju mësojnë sesi të jeni të ndershëm për nevojat, dëshirat dhe opinionet tuaja, duke mos harruar të konsideroni dëshirat dhe nevojat e të tjerëve. Marrëdhëniet pozitive me njerëzit janë gjithashtu një faktor ndikues në nivelin e inteligjencës emocionale.

Punësoni një trajnues për përmirësimin e EQ

Mund të duket një veprim ekstrem punësimi i një trajneri për EQ, por përfitimi nga përforcimi i aftësive të EQ mund të sjellë ndryshime në jetën tuaj. Njerëzit inteligjentë emocionalisht janë më lumtur, më të shëndetshëm, më të pasur dhe më pak të stresuar në punë dhe në jetën personale. Sipas Harvard Business Review, programe të tilla nga një trajnues mund të përmirësojnë nivelin e EQ me 25%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat