Gjuhët e huaja përmirësojnë kujtesën

Life style

Gjuhët e huaja përmirësojnë kujtesën

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Fëmijët që mësojnë një gjuhë të dytë apo të tretë e ruajnë më mirë memorien dhe aftësitë e tjera konjitive kur arrijnë në moshën e tretë.

Në këtë përfundim kanë arritur neuropsikologët e Universitetit të Tel Avivit në Izrael.

Ata kryen një sërë testesh me një grup njerëzish nga mosha 75 deri në 95 vjeç.

Individët që kishin mësuar më shumë se një gjuhë të huaj në fëmijëri, kishin rezultate më të mira. Nevoja për të shprehur fjalët dhe strukturat e ndryshme logjike, e bën trurin të aktivojë më shumë lidhje nervore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat