Fytyrat e bukura njerëzit më shpejt i harrojnë se ato më pak të bukura

Life style

Fytyrat e bukura njerëzit më shpejt i harrojnë se ato më pak të bukura

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 18:37
Angelina Jolie

Më së lehti mbahen në mend fytyrat të cilat kanë shenja të pazakonshme apo asimetrike, siç është hunda e madhe

Megjithatë, edhe fytyrat e bukura mund të kenë linja të theksuara, dhe në atë rast edhe ato mbahen në mend, theksojnë shkencëtarët gjermanë të Universitetit Jena.

Sipas tyre, linjat simetrike të fytyrës të cilat sipas definicionit të përgjithshëm janë shenjë bukurie, pikërisht mund të bllokojnë mbajtjen në mend të asaj fytyre, shkruan Daily Mail.

Arsyeja për këtë është që truri nuk mund të përqendrohet në kujtesën e detajeve të cilat janë të harmonishme, mirëpo, sipas të cilave, të theksuara, sepse është nën ndikimin e emocioneve.

Nga ana tjetër, fytyra e bukur e cila njëherësh ka edhe disa linja të theksuara dhe të pazakonshme si të aktores Angelina Jolie, do të na mbeten në kujtesë.

Të intervistuarit më së shumti kanë mbajtur në mend fytyrat të cilat i kanë vlerësuar si më pak të bukura, apo megjithatë ato për të cilat kanë thënë që janë tërheqëse apo kanë të meta.

Fytyrat me linja simetrike dhe të paspikatura të cilat janë vënë përgjithësisht në kategorinë më të dobët tërheqëse i kanë mbajtur në mend.

– Më parë kemi menduar që përgjithësisht është më e lehtë t’i mbajnë më mend fytyrat tërheqëse, mirëpo e vërteta është që më parë do të mbajmë në mend ato për të cilat nuk na ka thënë udhëheqësi i studimit, Holger Wiese.

Megjithatë, shtohet se si kjo nuk do të thotë që nuk dëshirojmë t’i shohim fytyrat tërheqëse më gjatë, mirëpo që bukuria nuk sjell përparësi të caktuara në mënyrën si na perceptojnë të tjerët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat