Është koha për të mos lënë pas dore mirëqenien emocionale dhe ekuilibrin psikologjik

Life style

Është koha për të mos lënë pas dore mirëqenien emocionale dhe ekuilibrin psikologjik

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 13:43
Ilustrim

Me shpresën që të jeni mirë, mendoj se është e dobishme, veçanërisht në këtë periudhë stresi dhe vështirësish të rënda, për të mos lënë pas dore mirëqenien emocionale dhe ekuilibrin psikologjik, në dritën e burimeve që mund të mos jenë të përshtatshme ose të mjaftueshme.

E jetojmë shpesh jetën sipas rutinave dhe zakoneve, nganjëherë pothuajse në modalitetin “autopilot”, ndonjëherë i dobishëm, ama herë të tjera krijon ngurtësi me të cilën të merresh me të është vërtet e vështirë.

Ky është një nga ato momente, tani nuk kemi më shumë zgjedhje, në të cilën ngadalësimi, ndalimi, është i nevojshëm për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien e të dashurve tanë.

Në momente si këto, ashtu si në momentet e tjera të jetës, është normale të kesh frikë, është normale të jetosh në pasiguri për të ardhmen, është e nevojshme t’u bësh vend këtyre përvojave sesa t’i luftosh ato, por mbi të gjitha mund të ishte mundësi e mirë për të mësuar të ngadalësojmë, dhe të braktisim modalitetin “autopilot”, duke i dhënë mundësi për të hyrë në kontakt me përvojat tona, me frikën dhe zgjedhjet tona.

Është koha për të rizbuluar gjërat e vogla që gjithmonë i kemi mënjanuar, anuluar, duke e arsyetuar këtë qëndrim me mungesën e kohës dhe mundësive.

Është koha për të lexuar, për t’u marrë me krijimtari dhe muzikë të mirë. Është koha për të filluar dhe mbaruar një seri televizive, për të pushuar ose shijuar një rreze dielli.

Tani kemi kohë, ajo që ka rëndësi është vlera që do t’i japim kësaj kohe, do të jetë e rëndësishme të mos ikim prej saj, por t’i japim vlerë, ta jetojmë atë në maksimumin e aftësisë sonë.

Gjithçka do të shkojë mirë, le ta bëjmë këtë të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat