Kush tha që djemtë nuk flasin për vajzat? Ja çfarë thonë me shokët për të dashurat

Life style

Kush tha që djemtë nuk flasin për vajzat? Ja çfarë thonë me shokët për të dashurat

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 09:25
Ilustrim

Ky tekst është shkruar nga një djalë. Me të metën që është i huaj dhe kjo listë nuk do përmbajë shumë shprehje që përdorin mes tyre djemtë shqiptarë. Ai thotë që, edhe meshkujt flasin për vajzat, po kanë kodet e tyre. Tjetër thonë dhe tjetër duan të thonë me të vërtetë, shkruan Class. Por ata vetë mund të na japin kuptimin. Mëso çfarë thotë për ty, sipas asaj që mendon, siç e ka shkruar vetë ky njohës i mirë i marrëdhënieve me vajzat:

“Ajo është ok”

Çfarë do të thotë: Me shumë mundësi na pëlqen

Pse e përdorim: Nuk duam të diskutojmë detajet intime me gjithë shokët për një vajzë që e kemi qejf.

Përdorimi në fjali: “Ajo është ok. Dolëm prapë mbrëmë.”

Sinonime: “Ajo është e mirë”, “Nuk ka asgjë për të sharë”, “Gjithçka ok.”

“Më pëlqen”

Çfarë do të thotë: Na pëlqen shumë.

Pse e përdorim: Ne gjithmonë jemi pak të rezervuar për të shprehur ndjenjat e vërteta, nuk duam ta themi hapur që na pëlqen shumë ajo.

Përdorimi në fjali: “Më pëlqen. Ndoshta ia vlen kjo vajza”.

Sinonime: “Ajo është fantastike”

“Është e lezetshme”

Çfarë do të thotë: Na intereson ajo.

Pse e përdorim: Na pëlqen goxha një vajzë kur themi “e lezetshme”, megjithatë, ndoshta nuk jemi plotësisht gati ende për të përdorur, për të, fjalë si “seksi”.

Përdoret në fjali: “Nuk e di tamam çfarë ka ajo, por është e lezetshme, kjo është e sigurt.”

Sinonime: “Ka diçka të veçantë ajo”

“Ka personalitet të fortë”

Çfarë do të thotë: Ne mund të jemi duke komentuar ndonjë mangësi estetike të kësaj vajzës.

Pse e përdorim: Jemi të interesuar për atë vajzë, për arsye përtej pamjes së saj fizike.

Përdoret në fjali: “Nuk më bëhet vonë për pamjen e saj, ajo është femër me personalitet të fortë.”

Sinonime: “Pamja nuk është e rëndësishme për mua.”

“Nuk më pëlqen në atë kuptim”

Çfarë do të thotë: Ne ose vlerësojmë miqësinë me një vajzë, ose me të vërtetë nuk e kemi qejf.

Pse e përdorim: Nuk kemi dëshirë të keqinterpretohen sjelljet tona ose të krijojmë një përshtypje të gabuar.

Përdoret në fjali: “Jo mo, po flisnim për punë, nuk më pëlqen ajo në atë kuptim.”

Sinonime: “Jemi thjesht miq”, “Nuk është ashtu si kujtoni”, “Nuk më intereson ajo për më shumë se aq”.

“Thjesht kam nevojë të shkëputem prej saj ca kohë.” 

Çfarë do të thotë: Një vajzë tjetër na ka rrëmbyer vëmendjen.

Pse e përdorim: Kërkojmë një dalje të lehtë nga marrëdhënia ose situata aktuale.

Përdoret në fjali: “Po, ajo më pëlqen, por nuk e di, kam nevojë të shkëputem nga ajo për ca kohë.”

Sinonime: “Kam nevojë për pak hapësirë”, “Dua kohë të marr vesh çfarë dua.”

“E kam mbyllur me të, kësaj here për fare”.

Çfarë do të thotë: Ne do shkojmë direkt te shtëpia e saj sa të largohemi.

Pse e përdorim: Sepse nuk duam që çunat të mendojnë që po biem në të njëjtin kurth.

Përdoret në fjali: “Ajo më ka lodhur kokën. E kam mbyllur me atë, kësaj here për fare, betohem.”

Sinonime: “Kaq ishte me atë”, “E kemi mbyllur, por nuk ka mbaruar.”

“Ajo thjesht nuk di çfarë do.”

Çfarë do të thotë: Por di që nuk na do ne.

Pse e përdorim: Nuk mund të pranojmë refuzimin dhe duam ta fshehim sa më shumë të mundemi me histori të tjera.

Përdoret në fjali: “Është kthyer me ishin prapë, ajo thjesht nuk e di çfarë do.”

Sinonime: “Donte të ndaheshim”, “Kishte nevojë për të kërkuar shpirtin binjak.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat