Që nga marsi i këtij viti dezinfektanti është bërë pjesë e pandarë e jotja, në shtëpi, në çantë, në zyrë. Kur hyn në dyqane, kur del prej tyre, kur hipën e zbret nga autobusi, kudo.
Megjithatë ende i bën disa gabime.
Si fillim po përdor mbase të gabuarin.
Jo të gjithë dezinfektuesit janë njësoj. Rekomandohet të përdorni atë me 60% alkool etilik. Pra kujdes për t`i lexuar përbërjen.
Nuk po i lyen duart mjaftueshëm me të
Ashtu si fërkon duart dhe i lan për 20 sekonda, ashtu duhet bërë edhe me sterilizuesin. Nuk mjafton t`i njomësh pak. Mikrobet nuk ikin ashtu.
Po hedh shumë pak
Mos e kurse. Sigurohu që të kesh hedhur sasinë e duhur në çdo cep të pëllëmbës dhe gishtërinjve.
Nuk po e mban në temperaturën e duhur
Ai kërkon temperaturë konstante, as të ftohtë e as të nxehtë.
Nuk po i dezinfekton duart para bukës
Ok, i ke dezinfektuar kur ke hyrë nga jashtë në shtëpi. Po brenda shtëpisë që prek gjëra që i kanë prekur edhe familjarët, ose ose i ke prekur kur ke qenë jashtë, si çanta, syzet, portofoli? Ndaj është e nevojshme që duart të dezinfektohen edhe para bukës.
Nuk ke kujdes për të mos iu afruar zjarrit
Shumica e njerëzve nuk e dinë që përmbajtja e lartë e alkoolit mund të shkaktojë zjarr në duart e tua kur i ke dezinfektuar, por kërkon të ndezësh një çakmak a shkrepëse.
E hidhni mbi duar dezinfektantin kur ato i keni të papastra
Dezinfektanti nuk zëvendëson larjen. Ai nuk bën efekt nëse aplikohet mbi duar të papastra.
Nuk e lejon të thahet
Nëse i lyen duart me të, mos kap asgjë, mos bëj asgjë. Thjesht prit të thahen. Përndryshe s`ka asnjë efekt.
Po e aplikon më shumë seç duhet
Gjella me kripë dhe kripa me karar. Dezinfektanti nuk vret vetëm mikrobet, por dëmton edhe lëkurën. Ndaj bëj kujdes dhe mos e tepro me të.
Kur e bën vetë
Mund të kesh lexuar receta kudo në ëeb dhe ta kesh bërë vetë sterilizuesin, por duhet të jesh i sigurt që i ke ruajtur raportet siç duhet. Përndryshe të ka shkuar mundi kot.
S`i ke kontrolluar datën e skandencës
Nuk kanë skadencë vetëm gjërat që hahen. Edhe dezinfektanti ka një datë pas së cilës ulet efekti, ose nuk bën më fare efekt, ndaj kujdes, kontrolloje!