5 këshilla si të parandaloni dhe trajtoni strijat

Life style

5 këshilla si të parandaloni dhe trajtoni strijat

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 16:31
Foto Ilustrim

Shumica e vajzave dhe grave kanë strija në trupin e tyre. Strijat mund të jenë të kuqe, vjollcë ose të bardha në pamje dhe zakonisht shfaqen në: bark, gjoks, kofshë etj.

Ato janë më të zakonshme gjatë shtatzënisë, por çdokush mund të ketë strija në çdo fazë të jetës dhe rol të madh luan edhe gjenetika.

Nëse jeni të predispozuar të zhvilloni strija, ose edhe nëse i keni tashmë, ka disa gjëra që mund të bëni për t’i eliminuar apo për t’i mbajtur nën kontroll.

Ç’duhet të keni parasysh?

Mbani nën kontroll peshën tuaj

Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të parandaluar strijat, pavarësisht nëse jeni shtatzënë apo jo, është të ruani një peshë të shëndetshme.

Strijat mund të krijohen kur lëkura juaj tërhiqet për shkak të shtimit të shpejtë të peshës. Ju gjithashtu mund të vëreni strija edhe pas humbjes së shpejtë të peshës. Hani shëndetshëm dhe bëni ushtrime që ju ndihmojnë të mbani nën kontroll peshën tuaj.

Qëndroni të hidratuar

Pirja e mjaftueshme e ujit mund të ndihmojë në mbajtjen e lëkurës të hidratuar dhe të butë. Lëkura e butë nuk ka tendencë të zhvillojë strija, aq sa lëkura e thatë.

Konsumimi i pijeve me kafeinë mund të rrisë rrezikun për të zhvilluar strija. Nëse pini kafe, sigurohuni që po balanconi konsumimin e lëngjeve me shumë ujë, çaj bimor dhe lëngje të tjera pa kafeinë.

Ndiqni një dietë të pasur me lëndë ushqyese

Strijat mund të krijohen gjithashtu nëse në dietën tuaj mungojnë disa ushqime. Sigurohuni që dieta juaj të përfshijë ushqime të pasura me vitaminë C, vitaminë D, vitaminë E, zink, proteina, vitaminë C (pasi kolagjeni luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e lëkurës të fortë dhe elastike).

Hani ushqime të pasura me zink

Zinku është një lëndë ushqyese e rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Ndihmon në uljen e inflamacionit dhe luan një rol të madh në procesin e shërimit të plagëve, shkruan Anabel.

Ka shumë pak prova deri më tani për një lidhje midis zinkut dhe strijave, por duke përfshirë ushqime të pasura me zink në dietën tuaj, të tilla si arrat dhe peshku, mund të ndikojnë në pasjen e një lëkure të shëndetshme.

Trajtojini strijat sapo ato shfaqen

Nëse nuk mund t’i parandaloni plotësisht strijat në lëkurën tuaj, mund të punoni për të minimizuar pamjen e tyre në mënyrë që ato të mos jenë aq të dukshme në të ardhmen.

Bëni një takim me mjekun ose me një dermatolog. Ai mund t’ju ndihmojë në përcaktimin e shkakut të strijave, si dhe mund t’ju sugjerojë mundësi trajtimi që funksionojnë më mirë për ju. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat