3 arsye për të mos e vënë më kurrë llastikun e flokëve tek krahu

Life style

3 arsye për të mos e vënë më kurrë llastikun e flokëve tek krahu

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 16:43
Foto Ilustrim

Verën e kaluar doli moda e të mbajturit llastikun e flokëve tek krahu. Vajzat e hiqnin sa për foto, për t`i lëshuar flokët dhe e vendosnin në krah ose parakrah. Por stil ose jo, nuk qenka e shëndetshme.

Mund të shkaktojë probleme me qarkullimin e gjakut

Bllokoni enët e gjakut dhe qarkullimin e tij normal. Si rezultat mund të vuani nga sindroma e tuneli karpal, që manifestohet me dhimbje të zgjatura dhe mpirje të gishtërinjve.

Mund të çojë në një infeksion kërcënues për jetën

Rasti i një vajze tregoi se nga mbajtja për një kohë të gjatë e llastikut në dorë ju krijua një gungë. Mjeku i dha antibiotikë dhe e futën në operacion. Fatmirësisht shpëtoi, por nga plaga që llastiku kishte krijuar, ishin futur baktere.

Të shkatërron look-un

Në vend të tij mund të dukesh shumë më bukur me një byzylyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat