Këto pyetje largoni nga lista një herë e mirë!

Life style

Këto pyetje largoni nga lista një herë e mirë!

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 18:50
Foto Ilustrim

Aftësia për të folur pak dhe saktë është shumë e nevojshme të zhvillohet, si në jetën personale ashtu dhe në atë profesionale. Por edhe njerëzit më të sjellshëm, ndonjëherë bëjnë pyetje pavend, duke i shkaktuar personit përballë tension.

Përveç kësaj, të tilla pyetje na bëjnë të dukemi të pasjellshëm dhe aspak me takt. Kështu, nëse doni të lini një përshtypje të mirë që pasohet nga një bisedë interesante, shmangni pyetjet më poshtë.

1. “Kjo është mamaja jote?”

Nëse nuk je i sigurtë çfarë i lidh njerëzit përballë teje, mos aludo. Ajo mund të jetë motrae madhe, një shoqe ose thjesht 2 kushërira që ngjajnë. Por gjeje çfarë? Pas kësaj pyetje, dita e dikujt sikur nuk është më dhe aq e bukur!

2. “Sa kohë keni që jeni bashkë?”

Njerëzit duan të flasin për lidhjen e tyre dhe atë të të tjerëve. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, më mirë kursejeni këtë pyetje.  Mund të mos kenë asgjë, por për një rrethanë apo një tjetër i shihni bashkë.

3. “Kur do të bësh një fëmijë?”

Një pyetje e tillë mund të jetë e trishtë për një çift që s’mund të ketë fëmijë. Të tilla çështje janë delikate dhe nëse jeni me takt, shmangni kureshtje të tilla.

4. “Ç’nevojë ke për të?”

Hobitë janë temë interesante për ata që flasin pak, pasi mund të njohin njerëz të rinj. Gjithsesi, është e pasjellshme të pyesësh dikë përse ka nevojë për një eksperiencë apo një tjetër. Ç’përgjigje prisni kur i thoni dikujt pse ju duhet një qen?

5. “Sa kushton?”

Edhe pse mund të jetë tërësisht naive nga ana juaj, ka njerëz që preferojnë të mos japin të dhëna shifrash. Mund të mendojnë se thjesht po përpiqeni të mësoni statusin e tyre financiar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat