Pse, duke nisur nga sot, duhet ta lani gjithnjë kokën e dushit!

Life style

Pse, duke nisur nga sot, duhet ta lani gjithnjë kokën e dushit!

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 16:51
foto ilustrim

Organizma potencialisht të dëmshëm, të njohur si mikrobaktere, mund të jetojnë në kokën tuaj të dushit

Mikrobakteret mund të shkaktojnë infeksion të mushkërive dhe kokat e dushit, janë veçanërisht të afta të përfshihen në transmetimin e sëmundjes. Organizmat ekzistojnë natyrshëm në tokë dhe ujë, por infeksioni ndodh përmes thithjes.

“Shqetësimi në lidhje me kokat e dushit është se ato bëjnë atë që ne quajmë “aerosolizues”. Kështu, kur merrni frymë në dush, ju potencialisht do të merrni frymë në këto organizma, duke e bërë më të lehtë që ato të futen më mushkëri”, shpjegon Dr. Barbara Keber.

Presioni dhe ngrohtësia e një koke dushi e bën atë ideal për të shpërndarë grimca uji që përmbajnë baktere, në ajër.

Kokat e metaleve gjithashtu përmbajnë më shumë mikobaktere se sa ato plastike.

Sidoqoftë, studimet demonstrojnë një korrelacion midis pranisë së mikobaktereve në kokën e dushit dhe sëmundjes së mushkërive, por nuk provojnë se njëra po shkakton tjetrën.

Fakti është e shumica e njerëzve nuk kanë gjasa të sëmuren nga mikobakteret në pjesën më të madhe të rasteve. Megjithatë, popullata të caktuara të ndjeshme duhet të jenë më vigjilente.

“Për fat të mirë, infeksionet e shkaktuara nga mikobakteret janë të gjitha të shërueshme”, thotë mjeku Horovitz.

Për të marrë masa parandaluese në shtëpinë tuaj, trajtojini kokat e dushit si gjithë pajisjet e tjera në banjën tuaj.

Nxehtësia dhe lagështia janë të dy faktorë të shquar për rritjen e baktereve dhe kjo është arsyeja pse kokat e dushit mund të sigurojnë një strehë për to.

Në shtëpi ka edhe një sërë zonash të tjera, që mund të jenë burim bakteresh, si sfungjerët, leckat apo makineritë e kafes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat