Derisa gruaja ime kujdeset për djalin tonë të vogël, në anën tjetër unë bëj seks me...

Life style

Derisa gruaja ime kujdeset për djalin tonë të vogël, në anën tjetër unë bëj seks me...

Nga: D.B. Më: 20 tetor 2020 Në ora: 17:15
Foto Ilustrim

Një 34 vjeçar ka rrëfyer historinë e tij, për Tabloidin e njohur Britanik “The Sun”  se si po e tradhton gruan duke paguar shoqëruese për të bërë seks me të,tranmeton " Bota sot ".

E dashura Deidre:

Derisa gruaja ime po përkujdeset për djalin tonë të porsalindur, fundjavën e kaluar kam vizituar një bordel dhe kam paguar 200 euro për ‘shoqërimin’ me një femër, për një orë. Shtrenjtë, por ia vlejti çdo qindarkë - ose kështu u ndjeva në atë moment.

Unë kam 34 vjeç dhe gruaja ime ka 30. Ajo është e mrekullueshme dhe ne kemi tri vjet që jemi të martuar. Djali ynë i vogël ka vetëm katër javë. Kam shkuar shpesh te prostitutat edhe kur jeta jonë seksuale ishte e rregullt dhe emocionuese, por i kisha thënë vetes se ishte koha për të ndalur atë shprehi, kur e dija se fëmija ishte në rrugë. Kam mbetur i vendosur deri në fundjavën e kaluar kur e ‘qerasa’ veten time.

Kam rezervuar një ‘sesion’ tjetër. Mundohem që ta arsyetoj veten time duke thënë se unë nuk jam duke e mashtruar gruan time sepse nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me të njëjtën grua dy herë. Unë kam qenë me gra të të gjitha moshave, llojeve dhe racave. Unë nuk mund të kujtoj një kohë që kur isha 16 vjeç kur nuk isha në një marrëdhënie serioze afatgjatë.

Unë jam një djalë i bukur, atletik por kam qenë gjithmonë besnik ndaj vajzës me të cilën isha, edhe pse kisha shumë gra të tjera që më donin. Gjërat ndryshuan për mua disa vjet më parë kur shkova në një bordello dhe disi u bëra i varur nga kjo gjë. Fillova të shkoj rregullisht. Më pëlqen mënyra se si e thua atë që dëshiron dhe kur ajo është e gjitha përpara. Megjithëse një pjesë e imja dëshiron të vazhdojë me prostituta, një pjesë tjetër e imja e di se duhet të ndalet.

Unë nuk jam duke mashtruar si i tillë, por kjo nuk është sjellje e mirë për një burrë të martuar me një fëmijë. Problemi është se kam frikë se kjo më është bërë varësi dhe nuk e di si ta trajtoj.

Përgjigjet e Deidres:

Mos e mashtroni veten tuaj. Ju jeni duke e mashtruar gruan tuaj dhe mund të rrezikoni shëndetin e saj seksual. Duhet të analizoni pse mendoni se seksi me prostituta është më i mirë sesa seksi me gruan tuaj. Ky një hap i parë i nevojshëm për të lënë ‘shprehinë’ tuaj.

Familja dhe miqtë ju shohin si djalë i respektuar i cili ka pasur marrëdhënie serioze afatgjata që nga një moshë e re. Pagimi i prostitutave ka qenë një veprim i juaj privat dhe unë mund të shoh se mbyllja e derës në këtë botë të fshehtë mund të të lërë të ndiheni të mbytur.

Jepni gruas tuaj kohë që të shërohet dhe ta marrë veten nga lindja e fëmijës, e më pas të gjitha ato fantazi që i ndani me femra të tilla seksi, mundohuni që t’i ndani dhe realizoni me gruan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat