Prezantim i llojit të ri të maskës për mbrojtje nga Kovid-19

Life style

Prezantim i llojit të ri të maskës për mbrojtje nga Kovid-19

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:11
foto ilustrim

Prezantim i inovacionit të llojit të ri të maskës për ripërdorim për mbrojtje nga virusi Kovid-19 do të mbahet sot në BE Info Qendrën, në organizim të Asociacionit kombëtar të shpikësve të Maqedonisë së Veriut (AKSHM), me mbështetje nga Ministria e Shëndetësisë.

“Një shpikës nga AKSHM-ja ka potencuar lloj tërësisht të ri të maskës mbrojtëse për ripërdorim nga e cila pritet zgjidhje të problemit të ‘neverisë ndaj përdorimit të maskës mbrojtëse’ që është edhe një prej arsyeve për mosshuarjen e pandemisë Kovid-19”, theksojnë nga AKSHM.

Prej atje theksojnë se gjatë përdorimit të këtij lloji të maskës mbrojtëse, ajri thithet përmes pëlhurës së maskës mbrojtëse edhe atë përmes hundës, ndërsa nxirret përmes kanaleve të veçanta jashtë brendësisë së maskës mbrojtëse.

“Në këtë mënyrë shfrytëzuesi i maskës mbrojtëse thith çdoherë ajër të freskët, që nuk është rastësi gjatë shfrytëzimit të maskave ekzistuese”, theksojnë nga AKSHM-ja.

Autori i këtij projekti, shtojnë, mendon se me prodhimin e këtij lloji të maskës mbrojtëse dhe përdorimit të saj më të gjatë në botë, në masë të konsiderueshme do të përmirësohet situata me Kovid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat